Sado qe i maskojme sjelljet ato reflektohen siq jane realisht para tjereve

Shumica e sjelljeve tona bëhen nga dëshira me qenë i rëndesishëm per veten, familjen, shoqerine per kombin dhe per njerezine, me qene shfrytëzues, mashtrues dhe mbisundues i tjerëve.
Të ndjehemi të rëndësishem, te dashur, te dijshem e te ndershem mes njerzve është njëra ndër dëshirat më njerëzore e cila na bënë të dallojme prej gjallesave tjera toksore. Po të mos ishte kjo ndjenje nxitese, ne do te jetonim ne erresiren e madhe te paditurise dhe civilizimi njerezor i ketyre permasve nuk do te ekzistonte.
Deshira per t’i mashtruar, shrytezuar, mbisunduar, nenshtruar e poshtruar tjeret, qone drejte krimeve te medha njerezore, qe nuk jane edhe aq te pakta ne rruzullin tokesor edhe ne trojet shqiptare. Lum ata qe nuk e lene me depertuar ne shpirtin e tyre kete ndotje e infeksion, me permasa shkaterruese per njerzimin.
Menyra se si sillemi me i plotesuar nevojat dhe deshirat tona tregon kush jemi, sepse te gjitha karakteristikat personale qe i posedojme perbrenda manifestohen permes menyres se sjelljeve tona qe behen me i realizuar deshirat qe ia kemi vuar vetit si mision.
Shembuj ndjenjash te deshirave tona jane te shumte gjate jetes, per te mire besa edhe per te keqe, qe na bejne te ndjehemi krenar dhe te turpshem me veprimet tona.
Sa e sa njerze nxitojne t’a bejne naten dite dhe te paisen me fjalen e fundit te shkences, artit, kultures, teknikes e teknologjise bashkekohore, per t’i realizuar nevojat, deshirat e qellimet qe ia ka parashtruar vetit si mision te behet sa më rendesishem per veten, familjen, rrethin shoqeror, kombtar e njerzor.
Per qudi ne mesin tone ka dhe te tille qe perpiqen dhe bejne sjellje te mbushura me plot krime,vrasje e gjakderdhje te medha, te mbushura me genjeshtra e mashtrime te paskrupullta, me vjedhje e dhunime te pameshirshme, te mbushura me veprime qe qojne drejte drogimit e trafikimit me qenije njerezore pa pik turpi.
Lexusi im i dashur, eshte ne nderin tone qe sa më shume t’i analizojme sjelljet e veprimet tona dhe te kemi kujdes per permbajtjen dhe dobite apo demin qe e sjellin ato per ne e per tjeret. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje