Me kete shkrim po i drejtohem Kryeministrit Haradinaj: Ngul këmbë Kryeminister dhe mbaje fjalen – R I P O S T I M
Sa shume te donte populli kur rrezistojshe se bashku me popullin i cili demonstronte ne demonstratat qe beheshin per mbrojtjen e demarkacionit me malin e Zi. Qendrimin tuaj rreth Demarakacionit me malin e Zi, ne ate kohe e dijne dhe e mbajne mend te gjithe shqiptaret. Sa shume u hidherua dhe u zemrua populli shqiptare qe te burgosi policia e Frances lajkatare ndaj shqiptareve dhe nrikell e Serbise, edhe pas lirimit te pafajshem dy her nga Gjykata nderkombtare e Hages! Sa shume u gezua dhe e beri krenar popullin shqiptar, lirimi i juaj nga burgjet e Frances, qe padrejtesisht dhe me synime djallezore kunder interesave shqiptare te burgosi ajo! Krejte ky rrespekt ndaj teje behej per kontributin dhe per sakrificen e madhe qe e dhate familjarisht per Kosoven dhe lirine e saje ne luften e fundit dhe per mos lejimin e coptimeve tjera te tokave tona ne kohen e paqes! Sa shume te donte popullata e asaje ane Kryeminister, qe po u merren tokat e tyre dhe ishin te gatshem te bejne çdo gje per ty e per mbrojtjen e tokave te veta! I nderuari Kryeminister, mbaje fjalen e mos bjere nen ndikimin e BEHXHET PACOLLIT, i cili eshte i gatshem ta shese KOSOVEN e SHQIPERINE per kariere e per nje cop pushtet qe i sherben per interesa te veta, siq ka qene edhe ma pare, kur na keshillonte haptas ne kohen e Millosheviqit se” Kosova asgje nuk mund te bej pa Beogradin”, bash ne kohen kur vriteshin si ne kasaphane djeme e vasha te Kosoves, burra e gra, pleqe e femij prej paramilitareve, policise dhe ushtrise pushtuese te tije. Ky eshte Pacolli Kryeminister, i cili ka ra nen tutelen e ndikimeve te huaja dhe ne sherbim te Presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka bere gafin tmerrues me nenshkrimin e tij per “demarkacionin” dhe “zajednicen e komunave serbe”, se bashku me Isa Mustafen. Ngule kembe kryeminister Haradinaj, se pas demarkacionit me malin e Zi, do te kesh sprove te madhe me “zajednicen serbe”, edhe me “demarkacionin” mes Serbise e Kosoves, e cila po e konsideron ” Kosoven e Metohine”, si toke te shejte serbe” dhe shtetin e Kosoves si inekzistent, ku endrrat e saje jane qe ta vendos bazen ushtarake ne Shkoder, siq endrronte më pare. Per keto endrra eshte i gatshem edhe PACOLLI me shume shoke te tij te pozicionohet ne favor te saje.Ngule kembe Kryeminister Haradinaj e mbaje fjalen ne mbrojtje te trojeve tona, sepse mund te trimerohet Maqedonija si mali i Zi e si Serbija, ti lyp edhe 4000 km katror toke te Kosoves, siq i mori më pare pa kurrfar problemi 4000 km katror, ne marrveshje me Beogradin rreth demarkacionit mes tyre. Kryeminister mund te trimerohet edhe Greqija ta marr jugun e Shqiperise, sepse keto projekte djallezore jane te kahmotshme dhe i kane ruajtur neper sirtaret e tyre te zyrave, edhe Serbija edhe Greqija sebashku me Europen, qe nga 1912, me te cilat projekte po lozin politiksht e ushtarakisht fqinjet tane pushtues, permes Aleances se tyre greko-sllave, nen direktivat e Rusise dhe heshtjes djallezore te Europes dhe disa komandanteve shqiptar te vete shpallur komandant, edhe pse nuk kane qene ne gjendje ta deshmojne veten si te tille, sikur disa komandante tjere qe e dhane jeten, moren plage te renda, dhane shume antar te familjes dhe u zhduken gati tersisht duke u perballur me armikun dhe duke e mbrojtur popullaten e pafajshme qe vritej si ne kasaphane nga fallangat serbe te cilat kaleronin neper trojet e fshatrat e shqiptareve.
Kryeminister mbaje fjalen qe e ke dhene, sepse nuk na duhen vizat , nuk na duhet asgje nga tjeret, as nga Europa, nese pu dashka ti blejme ato me trojet tona duke falur Atdheun pllame, pllame. Ma mire te vdesim e mos te rrojme fare Kryeminister duke i mbrojtur trojet tona, se sa te rrojme pa ndere e pa dinjitet si derra te knaqur, duke ua shite vendin nipave e mesave tona. Ngul kemb kryeminister e mbaje fjalen, sepse do t`na denoj e ardhmja e femijeve tane, nipave e masave tona ne nivel kombetar dhe do te na denoi gjaku i deshmoreve qe eshte derdhur lum neper dekada e shekuj per ta mbrojtur kete vend! Ngul kembe Kryeminister e mbaje fjalen qe e ke dhene dhe ke kujdes te madh, sepse me kohen e ne kohe per shkaqe te ndryshme mund te nderrojne mendimet, bindjet, qendrimet dhe fjalet, duke anuar ne dem te qeshtjes sone kombtare! Respekt per ju, nga mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!