Gjithnje e më shume po zvoglohen ambicjet e njerzeve te jetojne me ndere e me dinjitet
Per befasi, ne mesin e shoqerise sone kombetare, dita dites po zvoglohen ambicjet e njerezve te bejne jeten me ndere e me dinjitet, duke vrapuar qmendurisht pas pasurise, luksozitetit pa merite, ne dem te tjereve e ne dem te qeshtjes sone kombetare, plotesisht pa ndere e pa dinjitet fare.
Po rrallohen njerzit ambicioz qe i pervjelin duarte t`i pervishen punes me deshire e vullnet, permes forces vetanake ne bashkpunim te ndershem e te sinqert me tjeret, duke u mbeshtetur ne djersen e ballit, per t`i arritur te mirat e kesaje bote gjate jetes dhe duke ruajtur nderin e dinjitetin e vete personal, familjar, kombtar e njerezor te te jetuarit. Gjithnje e më shume po rrallohen njerezit, qe kane ambicje te bejne gare e konkurence per nje jete me ndere e me dinjitet, te bejne gare e konkurene per t`i sherbyer ndershem vetes, familjes, kombit e njerezimit mbare, te bejne gare e konkurence per t`i sherbyer ndershem dhe per ta quar perpara politiken, fene, shkencen, artin, lirine dhe kulturen te ciles i takojne dhe i sherbejne. Nuk i thuhet pasuri, jete me ndere e me dinjitet, nuk i thuhet kulture e dije asaje qe e arrine njeriu me pune te pandershme, qe me ato te pandershme e ushqen dhe e rrite familjen e vete, nuk i thuhet pasuri, jete me ndere e me dinjitet asaje qe e arrine pa ndergjegje te paster dhe pa krenari, nuk i thuhet pasuri asaje qe arrihet pa djeresen e ballit duke i demtuar tjeret, duke e demtuar edhe pasurine kombetare. Lexusi im i dashur, te jesh i pasur, s`do te thote te kesh vetem pasuri materiale e monetare, por te kesh edhe jete me ndere e me dinjitet, jete te lumtur e te qete, te kesh dituri e shendet, moral e humanizem, te kesh respekt e dashuri, mirekuptim e tolerance dhe bashkpunim me tjeret, te kesh respekt per veten, familjen dhe per kombin. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!