Keshilla per jeten- shkurt
Është mese e nevojshme te punojme e te mesojme tere jeten, qe ta formojme e ta gdhendim nje karakter sa me te mire, sa me te fort dhe sa me te ndershem e human, per ta bere nje jete me dinjitet, pa i cenuar interesat e tjereve dhe ato kombtare.
Ate që e bejne njerzit me karakter jo te mire e te dobte, nuk e bejne me asnje kushte, ata qe posedojne karakter te mire e te forte. Njerzit me karakter te mire e te forte, interesat personale i ndertojne me djersen e vete te ballit, kurse interesat e tjereve dhe ato kombtare nuk i shkaterrojne me asnje kusht por i mbrojne sikur interesat e veta.
Me asnje qmim nuk duhet demoluar vlerat e shendetit fizike, intelektual, moral, social, human e kombtar, qe te arrijme më shume suksese. Nuk duhet investuar më shum seq fitohet, sepse i shkatrrojme vlerat e arritura ekonomike dhe harrojme tersisht investimin mbi vlerat e domosdoshme te shendetit fizik, intelektual, moral, social e kombtar, me te cilat menagjohen vlerat materiale ekonomike. Asesi nuk u kthehet shpina vlerave njerezore, duke vrapuar pas sukseseve te rrejshme e vetmashtruese.
Ata qe i ruajn dhe perkujdesen per vlerat e shendetit fizike, psikik, intelektual, social, human, moral, financiare, kombtar e njerezor, sukseset e tyre personale, familjare, institucionale, profesionale, politike, fetare, shtetnore e kombetare u ecin më natyrshem perpara.
Fshehtesia e mbrojtjes nga gabimet dhe fajet tona qendron ne menyren e analizes se veprimeve personale qe i bejme ne raport me tjeret e ne raport me veteveten dhe gjetjen e menyres sheruese te dobesive, gabimeve dhe fajeve qe i posedojme, para se te na rrenojne ato.
Me kalimin e kohes, socializimin dhe humanizimin e sjelljeve tona, do te vejdisohemi se kemi qene gjithmone armiku më i madh i vetes dhe shkaktar i fatit te keq dhe jeteses jo te mire ne nivel personal, familjar e kombtar.
Kure e shqiptojmë fjalën familje, automatikisht ne mendjen tone linde ngrohtësia emocionale, dashuria, siguria dhe mbështetja e ndërsjellte mes familjareve. Kjo situatë e shkëlqyer mund të arrihet vetëm atehere kure i permbahemi mirekuptimit dhe dashurise me vendosmeri te plote mes antareve te familjes ne pergjithesi, mes prinderve e femijeve dhe mes bashkeshorteve ne veçanti.
Ne nje familje ku mbizotrojne brimat, sharjet, grindjet, fyerjet, mosmirekuptimi, mostoleranca, mosrespekti, mosbashkpunimi, perqarja dhe mosdashuria, do te shkaterrohet tersisht atmosfera e mire ne familje, do te krijohet nje rremuj, humbje e rendit shtepiak, rritje dhe edukim jo i drejte e i shendetshem i femijeve, mosmarrveshje, konfrontime mes bashkeshorteve, divorce mes tyre, trajtim jo i mire i femijeve nga prinderit, depertim i dukurive negative ne familje, alkoholi, duhani droga e dukuri tjera devijante dhe amorale.
Te secili personalitet posedohet nje fuqi mahnitese, për mirë ose për keqë në karakterin dhe personalitetin e tije, e cila rrezatohet në publik pavaresisht deshirës dhe synimit për ti maskuar mangesite, sepse mangesite tona flasin më kjarte e më bindshem se çka në të vertetë jemi si njerëz, e jo ajo se çka pretendojme te paraqitemi ne publik permes asaje qe e themi me plote maska.
Sa do që i maskojmë veset apo ligesite tona përmes asajë qe flasim, ato flasin me kjarte se sa maskat tona permes se cilave bejme perpjekje gjate tere jetes te paraqitemi ne publik ata qe vertete nuk jemi.
Si po duket eshte ngulitur neper kokat tona inferioriteti dhe arsyetimi i neglizhences sone, duke i fajsuar tjeret per gjendjen e palakmuar e cila na rrethon, pa na shkuar mendja asnjehere se fajet më te medha i kemi vet.
Forca e ndryshimit progresiv te jetes dhe fatit tone gjendet brenda nesh. Po e kerkuam nga tjeret kete force, do te mbesim si figura shahu duke manipuluar tjeret me jeten dhe fatin tone dhe duke vuajtur vargun e parreshtur te dekurajimeve, depresioneve e zhgenjimeve, qe pasojne nga qendrimet tona inferiore.
Te perbashktat e Kosoves me Shqiperine sipas akademikut Esat Stavileci jane:” Pa aftesia e Shqiperise me mbajte shtetin dhe pa aftesia e Kosoves me e bere shtetin”.
Jemi ne ata qe e aktivizojme ligjin e terheqjes, per te miren apo per te keqen tone, permes menyres se mendimeve qe i prodhojme gjate jetes. Menyra e mendimeve tona ka permbajtje pozitive apo negative. Ne cilen permbajtje te mendimeve perqendrohemi më shume, atë permbajtje e terheqim rreth vetes.
Sipas mesueseve me te mdhej te te gjitha kohrave, ligji natyror i terheqjes eshte njeri nder ligjet me te fuqishem te Universit. Poetet si Shekspiri e kane perquar ne poezite e tyre kete ligj, muzikantet si Betoveni e kane shprehur permes muzikes se tyre, piktoret si Leonardo da Vinçi e kane pershkrua ne pikturat e e veta, mendimtaret e medhej te filozofise si filozofet e rangut te Sokratit, Platonit, Aristotelit, Pitagores, Francis Bekonit, Isak Njutnit, Getes e Hygoit e kan pershkruar madheshtine e ligjit te terheqjes per njeriun neper veprat qe i kane krijuar, ku emrat e tyre jane bere te pavdekshem dhe po mbijetojne neper shekuj e dekada, duke vazhduar edhe mëtej te mbesin udherrefyes e keshillues te politikaneve, klerikeve, intelektualeve dhe mbare njerzimit .
T`i marrim nen kontroll emocionet tona dhe te fillojme ta riformesojme ne menyre te ndergjegjshme e me vullnet pervojen tone te perditshme te jetes, kemi arrite më te miren e mundeshme qe eshte e domosdoshme per sukseset tona dhe per te bere jete me dinjitet.
“Sistemet e besimit: Fuqia per te krijuar dhe fuqia per te shkaterruar”.A. R
“Poshte gjithçkaje qe mendojme, shtrihet gjithçka qe besojme, si velloja perfundimtare e shpirtit tone”. Antonio Machado
“Besimet kane fuqine te krijojne dhe fuqine te shkaterrojne”. Anthony Robbins
Egoistet nuk zgjedhin mjete per t`i plotesuar interesat e veta, edhe ne dem te tjereve. Te maskuar e kamufluar, naten shtrojne darka, hajne e pijne me pushtetaret per leverdite e veta, diten i vajtojne per gjalli skamnoret qe tu shkelqen sa më shume maska. Perqudi egoizmi dita dites po leshon rrenje te thella ne kokat, zemrat e shpirtrat e politikaneve, klerikeve dhe intelektualeve shqiptar, kurse altruizmit po i thahen gjithnje e më shume rrenjet tek ta. Sa shume jane maskuar egoistet e mallkuar!
Derisa t`i shkelim, t`i neperkombim dhe t`i shkaterrojme vlerat tona te perbashkta, do ta kemi te pamundur te bejme jete te lire e me dinjitet kombtar, por do te bejme jete pa dinjitet e pa liri, me te cilen po tallet bota e civilizuar dhe po neperkombemi si më pare e si eshte me keqe, nga fqinjet tane pushtues dhe dashakqinjte e kombit shqiptar, fale gabimeve, fajeve dhe lakmive tona te qoroditura.
Menyra e konkurences ne mesin e shoqerise sone, po e shtrine ndikimin e vete mbi shkaterrimin e vlerave te perbashkta kombetare, ne favor te egoizmit ekstrem personal, grupor, partiak, regjional e fetar, mbeshtetur ne nje grabitje te papare ndojhere, duke i demtuar interesat e perbashkta dhe ekzistencen e tjereve, ne vende qe te ndodhe nje konkurence ne te mire te te gjitheve, duke i ruajtur me çdo kusht vlerat e perbashkta, pa te cilat do te jete e kote perpjekja jone egoiste dhe e pandershme, te sjelle rezultate te ndershme per nje jete te mirefillt e me dinjitet personal, familjar, institucional, politike, fetar e kombetar.
“Filozofia sipas Sokratit eshte menyre dhe mjet qe njeriu te ngritet prej paditurise kah dija gjithnje e më e plote dhe më e sakt. Ai kerkonte qe te perpiqemi ta njohim veteveten, sepse, ne kete menyre, do te kuptojme se nuk dime asgje dhe se duhet te perpiqemi qe te dime sa më shume e sa më sakte”. Prof. Dr. Ekrem Murtezai
Te perqafosh pikpamjet filozofike, sociologjike, pedagogjike dhe psikologjike, je percaktuar si dashamire i urtise apo menqurise, qe perpiqesh ter jeten ti luftosh veset personale ne radhe te pare dhe dukurite negative shoqerore e kombtare, ne radhe te dyte. Nuk ka lumturi tjeter më te madhe per njeriun se sa te percaktohet si dashamire e perkrahes i urtise apo menqurise.
Eshte dobsi e madhe per ne, te presim drejtesi sikur femije, sepse ajo vjene rrallehere neper histori, apo nuk vjene kurr pa e merituar. Ate duhet kerkuar, merituar dhe fituar vete, se bashku me ndihmen e miqeve tane te sinqert.
I kote eshte besimi yne femijenor se bota do t`i rregulloi problemet tona kombtare, nese ne nuk i rregullojme vet ato. Perkundrazi po i krijojme problemet dhe po behemi problematik perballe tyre.
Nuk i besohet shtepia fqiut se do ta trajtoi, mirembaje e rregulloi me ndere, njerezisht e si duhet. Besime te tilla bejne vetem femijte, qe presin sheqerka nga fqinjte.
Nen presionin e madhe te zhvillimit teknologjik, kulturor, shkencor, politik, ideologjik e fetar, po nuk e menagjuam veten si duhet e sa duhet qe ta shfrytezojme sa më racionalisht kohen mes ketij vershimi te madh, herehere stresuese e rraskapitese, do te kemi nje mungese te madhe te ekuilibrit tone jetesor, e cila do na sjelle kokqarje e humbje te kohes, shendetit, karieres, profesionit, dhe do te mbesim mbrapa ne shume fusha te jetes personale, familjare e kombetare.
Jeta mes një shoqerie e cila po mbushet dita ditës perplot telefana, kompjuter, radio, televizor, internet, revista, gazeta, literature te llojeve te ndryshme kulturore, historike e shkencore, po mbushet me teknologji nga më te sofistikuarat dhe po vershohet me qendrime te ndryshme antagoniste politike, ideologjike e fetare, vertete eshte shume veshtire te mbahet nen kontroll dhe e ekuilibruar menyra e te jetuarit, po nuk patem kujdese te shtuar ne menyren e ndikimit te ketyre faktoreve te shumte, qe kane mundesi te na humbin rrugen ne oborrin e shtepise.
” Produkt i te mesuarit jane shprehite e mira, edhe ato te kqija, te folurit dhe menyra e mendimit te njeriut, dijenia e tij per mjedisin e boten qe e rrethon, dijenia e tij per veteveten, puna profesionale, synimet, qendrueshmeria ne vendime dhe ne realizimin e tyre, qendrimet e ndryshme te njeriut etj. Njeriu meson edhe si duhet mesuar, si duhet perceptuar, vezhguar, si duhet mbajtur mend per nje kohe më te gjate. Sjelljet problemore te njeriut, sikurse edhe eleminimi i tyre jane rezultat i procesit te te mesuarit. Disa nga autoritetet shkencore te njohura ne psikologji pohojne se njeriu meson edhe disa çrregullime, madje edhe disa reagime te smuara shpirterore. Po keta pohojne se njeriu, ne baze te mesuarit, i eliminon keto çrregullime te sjelljeve te veta. Me fjale te tjera, njeriu zhvillohet ne qenje intelektuale, sociale e humane, fale procesit te te mesuarit”. Prof. Dr. P. Nushi
Vleresimi paushall i gjerave, proceseve te ndryshme shoqerore dhe vleresimi i tjereve mbeshtetur ne stigmatizime, paragjykime e ne thash e theme e ule prestigjin tone personal, intelektual, profesional e moral.
Përseritja graduale e disa veprimeve tona, formohen ne shprehi te perditshme. Keto shprehi, jane ne deme apo ne te miren tone. Po deshem fat te mire e jete te lumtur, duhet kultivuar shprehi te mira jetesore e jo shprehi te kqija.
Formimi i shprehive te perfitojme dituri, te sillemi mire, te respektojme, ndihmojme, te jemi mirnjohes, te vetpermbajtur, te ndershem, te guximshem, te dashur, puntor, human e shprehi tjera te mira, na mundesojne ta krijojme nje bote pozitive rrethe e perqark neshe dhe te kemi fat te mire e jete te lumtur.
Formimi i shprehive ta perdorim duhanin, alkoholin, bixhozin, drogen, prostitucionin, trafikimin me qenje njerezore, vrasjet, korrupcionin, tradhtine, shpiunazhen, etiketimet e shprehi tjera te shumtuara, na bejne njerez fatkeqe e te palumtur gjate jetes.
“Veprimet intelektuale e te vullnetshme, reagimet emocionale, integrimi dhe organizimi i tipareve te personalitetit e karakterit te njeriut dhe shume veprime tjera te tije, jane produkt i te mesuarit”. Prof. Dr. Pajazit Nushi – Akademik
Pastrimi i Kosoves nuk mund te behet e as te mirembahet, pa pastrimin e kokes dhe shpirtit, pa ngritjen e edukates, kultures dhe vetedijes sone per mirembajtje, pastrim e zhvillim te Kosoves dhe mbrojtjen e lirise, popullit dhe pasurise se saje.
Dikush thumbit e dikush patkoit disa ga politikanet, kleriket dhe intelektualet tane, derisa po na “veshin e mathin” si eshte mese “miri” ne kete jete! Kush mbrone tezen se me mire eshte te shkembejme teritore me Serbine e kush jo! Kush mbrone tezene se shpetimtar i popullit shqiptar ishte Stambolli e kush Vatikani, kush Moska, Athina e Beogradi e kush Europa dhe SHBA! Kush mbrone tezen se krishtenizmit ia kemi pa hajrin e islamizmit sherrin dhe anasjelltas! Kush mbrone tezen se ishte më i mire sistemi ballist se ai socialist e komunist! Dhe kush mbrone tezen, më mire me Europen, SHBA dhe perendimin se sa me Stambollin, Mosken, Athinen e Beogradin! Per dudi asnjera pale nuk mbrone tezen, se më e mira e se mires eshte te jemi vetevetja, unik dhe te perbashket per nje qellim te caktuar e per nje ideal, per pune e vetangazhim, sepse asgje e mire nuk na vije nga tjeret, po nuk u beme arkitet te se mires sone vet.
” Mendja eshte nje mjete qe e frenon njeriun prej epsheve dhe puneve te keqija. Nese njeriu nuk eshte ne gjendje te komandoi veprimet e tij nepermjet trurit atehere tek ai do te mbizoteroje fuqija shtazarake”. Akademik Skender Kodra
“Ai qe e humb jeten e tij do ta fitoj jeten, ai qe kerkon shpetimin e jetes do ta humb ate. Liria nuk eshte per qyqaret”. UKSHUN HOTI
Po deshem t`i bashkangjitemi trendit te civilizimit, i kemi te gjitha mundesite t`i permbysim sa më pare deshirat e lakmite e qoroditura dhe t`i zavendesojme ato me deshira e lakmi te permasave njerezore, humanitare e kombtare.
Deshiren me urrejte, xhelozu, me kercnu, zemruar, perbuze, nençmuar, pergojuar e stigmatizuar tjeret dhe me shpif per ta , duhet zavendesuar me deshiren dhe lakmine e respektit, mirekuptimit, tolerances, bashkepunimit, ndihmes dhe dashurise ndaj tyre, per aq sa e meritojne ata. Po vepruam ne kete menyre, do te ecim perpara si individ, si kolektivitet e si komb. Per ndryshe do te mbetemi edhe metej keshtu si jemi, gazi i botes.
“Kosova ka nevoje per politikan qe i japin politikes e jo per ata qe i marrin politikes”. Esat Stavileci
Ata qe i permbysin deshirat e lakmite e shfrenuara antinjerzore, i bashkangjiten fuqise madhore te virtyteve njerezore, qe e qojne perpara dhe e bejne jeten më pak frikesuese, më shume te lumtur dhe e rrisin energjine per te jetuar me dinjitet se bashku me tjeret, duke pare te ardhmen tone personale, familjare e kombtare me shprese dhe optimizem.
Nuk eshte mire per ne shqiptaret te kemi me bollak, fjale te medha, pune aspak e fukarallak, kryelartesi e mend pak, politikan e intelektual pa dije e pa moral.
” Ishin bashkuar mendja, shpirti e vdekja dhe ishte linde demokracia per ta hjeshuar Republiken, thoshte dikur njeriu i mendjes dhe pendes filozofi, politikani e patrioti Ukshin Hoti.
Mjeshtria dhe dinakrija e disa politikaneve, intelektualeve dhe klerikeve tane naiv e shkurtpames nga te gjitha fete qe i posedojme, neper kohe e shekuj, na kane katandisur deri ne kete gjendje, duke u maskuar pas fjaleve te embla, puneve te tharbta dhe te idhta, duke na larguar gjithnje e më shume large zemres e shpirtit kombetar dhe larg besimit te sinqert ne Zot. Derikure duhet te merremi me keto filozofi politike, fetare, ideologjike e intelektuale shkurtpamese, naïve, ekstremiste dhe vetevrasese?! Perhere kemi patur me bollak, fjale te medha e fukarallak, kryelartesi e mend pak, duke thëne dikush i perkas krishtit e jam pura shqiptar 100% karat, e dikush duke thene i perkas muhamedit, kesaje apo asaje partije, kesaje apo asaje gjenerate intelektualesh, atij apo ketij regjioni dhe nuk i perkas atij populli qe ti i perket, shqip duke u kundershtuar, perqar dhe duke u fyer mes veti, edhe pse jemi nje trung shqiptar, edhe pse e flasim nje gjuhe, i takojme nje kulture e tradite, edhe pse i takojme nje gjaku e nje teritori.
Nese nuk e kryejne misionin e vete me ndere, qe u takon moralisht e kombtarisht elites politike dhe asaje intelektuale, nuk eshte e quditshme qe i mungone popullit vullneti, guximi, deshira, dashuria, menquria dhe forca, me i arritë ato që i dëshiron, duke pajtuar me jetën nën robëri, i nënshtruar, i varfëruar dhe i vdekur për së gjalli, nën qizmën e fqinjeve tane pushtues dhe nën makinacionet e ndryshme mashtruese e keqëbërse qe dalin nga faktoret e jashtem dhe elita jone politike e ajo intelektuale.
Atyre qe besatohen aty ku eshte derdhe gjaku i trimave neper dekada e shekuj, qe besatohen me Zotin dhe me ndergjegjen e vete personale, si deshmitare qe nuk do te ndalen para asnje veshtiresie dhe nuk do t`i frikesohen vdekjes qe do ta vriste vdekjen, duhet t`iu besohet çdo vlere njerezore e kombetare me pergjegjesi te madhe, politike, fetare, intelektuale, kombtare e shtetnore.
Nese nuk e kryejne misionin e vete me ndere, qe u takon moralisht e kombtarisht elites politike dhe asaje intelektuale, nuk eshte e quditshme qe i mungone popullit vullneti, guximi, deshira, dashuria, menquria dhe forca, me i arritë ato që i dëshiron, duke pajtuar me jetën nën robëri, i nënshtruar, i varfëruar dhe i vdekur për së gjalli, nën qizmën e fqinjeve tane pushtues dhe nën makinacionet e ndryshme mashtruese e keqëbërse qe dalin nga faktoret e jashtem dhe elita jone politike e ajo intelektuale.
Kure din dhe kuptonë se çka done nje popull, i rritet dhe i skalitet guximi, vullneti, deshira, besimi, forca dhe dashuria brenda tij, t`i arrijë ato qe i dëshiron dhe kur e lyp situata eshte i gatshem te veproi edhe me qmimin e vdekjës. Populli që nuk dinë dhe nuk e ka të kjartë se çka donë, e ka per detyre elita politike dhe ajo intelektuale, t`ia zgjoi nga gjumi e t`i inkurajoj forcat e pergjumura brenda tij.
Eshte ne nderin tone personal, familjar, kombtar e moral, te kemi kujdese secili qe t`i eliminojme ekstremizmat e te gjitha ngjyrave, qe mos tia promovojme skenes tone politike, fetare, ideologjike, intelektuale dhe kombetare. Po e arritem kete synim ta bejme realitet, e kemi fituar betejen më te madhe e me te sukseshme kombtare dhe do te behemi me te pergatitur, më te menqur, më te dashur mes veti me te forte, më guximtar per ti mbrojtur e shumuar fitoret tona kombetare, intelektuale e politike, per ta ngritur ekonomine, shendetesine, edukaten, arsimin, per ta ngritur e perfarcuar ushtrine, policine, drejtesine, kulturen dhe shkencen mbi baza te shendosha kombetare.
” Nuk eshte shkence ajo qe i ngreh permendore politikes dhe nuk eshte shkence ajo te ciles i ngreh permendore politika”. Akademik Esat Stavileci
Do te shpetojme, personalisht, familjarisht e kombtarisht, nese e qrrenjosim nga shpirti e mendja jone çdo ekstremizem, qoft ai politik, qoft ai fetare, ideologjik e intelektual dhe ne vend te tije ta mbjellim altruizmin, ta duam atedheun, te punojme e te sakrifikojme per te, ta duam, respektojme e ta ngrisim diturine dhe ta humanizojme ate, sepse aty do ta gjejme dashurine e perspektiven personale, familjare se bashku me perspektiven kombtare.
Tek skizofreni jane te zakonshme halucinacionet te cilat i perfshijne perceptimet ndjesore te imagjinuara, te cilave skizofreni u beson dhe reagon ndaj tyre sikur te ishin te verteta. Tek ai jane te zakonshme edhe deluzionet apo bindjet e besimet tersisht te genjeshterta dhe iracionale rreth rasteve te ndryshme, te cilave genjeshtra u beson plotesisht skizofreni dhe reagon ndaj tyre, sikur ato bindje e besime personale te ishin te verteta.
Mjerimi dhe roberia po vazhdojnë se ekzistuari ne trojet tona. Kete fyerje te madhe po ia bejmë vetit duke pranuar në heshtje mjerimin e varferine, urrejtjen e perqarjen mbi baza partiake, fetare e regjionale, duke pranuar pa kurrfar turpi e pa kurrfar inati nenshtrimin, poshtrimin dhe pushtimin nga fqinjet tane pushtues greko-sllav.
Jane bere shume ngjyresh titistet ne skenen tone politike, intelektuale e fetare! Vetem maskat i kane nderruar dhe jane fshehur pas maskave te tyre ne sherbim te UDB-es dhe SHIK-ut, vazal i UDB-es. Genjehen intelektualet “patriot”, qe mortaja e kuqe ruso-sllave e cila mbreteroi per gjashte dekada me radhe qe nuk i ka lene fosilet e veta per t`ia fut kthetrat politikes se verbte kuislinge te politikajve te te dyja shteteve shqiptare. Kjo mortaje e kuqe po deshmohet kundershtare ne secilen perudhe te perpjekjeve tona kombtare, per te zgjidhe diçka ne favor te kombit.
Fyrje te madhe po i bejme vetit si komb duke pranuar se funksionuari ne skenen tone kombetare, nje politike tersisht kuislinge dhe tradhtare, nje politike e korruptuar tej mase me politikanet e saje, nje politike e pa frytshme dhe shkaterruese e perspektives sone kombetare. Fyrje te madhe po i bejme vetit duke pranuar nje politike qe po i devalvon vlerat kombetare e njerezore. Fyerje te madhe po i bejm vetit,duke pajtuar me instalimin e papunesise, varferise paditurise, padrejtesise, familjarizmit, militantizmit partiak, amoralitetit, anarhise neper institucionet tona, pa i dhene llogari e pergjegjesi askush askujt e as ligjit. Fyerje te madhe po i bejme vetit si komb duke qendruar indifirent dhe ne heshtje, ndaj atyre qe para syve tane po vjedhin, keqperdorin dhe po e shkaterrojne pasurine tone te perbashket shoqerore e kombetare dhe po i japin teritor te atdheut fqinjeve tane pushtues.
Ata qe i pervetesojne teknikat e forta te besimit, se mundi t`i realizojne synimet e veta, nuk heqin dore nga realizimi i tyre, edhe perkunder pengesave e veshtiresive te ndryshme qe u dalin para.
Teknikat e besimit te forte ne realizimin e synimeve tona, pervetesohen permes guximit, vllnetit, deshires, vendosmerise dhe dashurise sone te madhe per t`i realizuar synimet gjate jetes qe ia kemi vuar qellim vetes.
Barku i madh, qafa me tul dhe koka perpjete, simbolizon personin me ndergjegje te ulte, menquri te vogel e tërpi të madhe. Ata qe i kane keto dukuri prane vetit, eshte krim i madh t`i synojne dhe uzurpojne postet e shtetit! Po ashtu krim edhe më te madh bene elektorati qe ua jep voten kmrimineleve ti vej ne majat e pushtetit.
Historia jone shqip po flete, po bertete e po na thrret, veten sa me pare ta kuptojme, ta ndryshojme e transformojme, jo pas tjereve si qyqare, zuzar e si tradhtar te vrapojme, por me tjeret te barabart te bashkpunojme, e pushtueseve tane sllavo-grek ku e kishin vendin t`u tregojme, jo t`i lejojme ata edhe më tej ne trojet tona strofujte e tyre t`i zgjerojne.
Qe 2000 vjete sorrullatje poshte e perpjete, para e prapa, djathtas e majtas, pa e kuptuar asnjeher se historia jone shqip po flete e po bertete duke i thirr bijte e vete. Por si po duket kote fare, historia jone shqip qe po flete e po thrret, sepse bijte e saje kane qelluar te verbert, te shurdhet e te retarduar menderisht, per ta kuptuar e pervetesuar mire e drejte thirrjen e saje, qe ta njohim veten kush ishim e kush kemi mbete.
Me siguri nuk po e mesojme historine e cila po flet shqip e nuk po mbushemi mende, sepse jemi te zene duke mesuar historine e pushtueseve tane, duke njejtesuar veten me ta si servile, kush me romak e kush me bizantin, here me turko-aziatik e here me greko-sllave, her katolik e her ortodoks, her musliman e her komunist, her me fashizmin e here me nazizmin, duke anuar her nga lindja e here nga perendimi, tersisht duke harruar se ketu ishim kur nuk ishin tjeret, ketu ishim kur nuk kishte krishtenizem e as islamizem, ketu ishim kur nuk kishte grek e as sllav dhe tersisht duke harruar se ketu jemi e do te mbesim den babaden, shqiptar e jo krishten e islamik dhe jo sllav e grek.
Nuk eshte mire te harrojme se heret ose vone do te ndeshkohemi apo do te shperblehemi gjate jetes, edhe nga Zoti edhe nga populli, sipas sjelljeve tona qe i manifestojme ne raport me tjeret, e jo sipas maskave pas te cilave fshihemi.
Kote fshihemi pas maskave e fjaleve propaganduese te besimeve tona ne Krisht, ne Muhamed, ne Buden, e ne librat e shejte qe i ka pranuar bota si te tilla. Kote fshihemi pas fjaleve e maskave te ndryshme ne emer te politikes, fese, shkences, kultures, historise, drejtesise, patriotizmit e humanizmit, nese shkelim ne parimet baze te etikes njerezore dhe veprojme kunder ketyre parimeve.
Edhe shkencat humanitare filozofike, e mbeshtesin parimin e vleresimit te njeriut, ne baze te sjelljeve te tij, e jo assesi ne baze te asaje pas te ciles fshihet individi ne komunikim me tjeret dhe e maskon veten e tije pas nje qeshtje, qoft fetare e politike apo kulturore e shkencore. E verteta dhe maskimet dallojne shume lehte gjate jetes, tek secili prej nesh, ne baze te sjelljeve tona.
Nxenes e studente te dashur dhe ju qytetare te nderuar, lexoni e mesoni sa më shume te jete e mundur, qe ta merrni nene kontrolle fatin tuaj fizik, mendor, emocional, financiar e gjithcka qe eshte e nevojshme dhe e rendesishme, per ta organizuar nje jete te mire, te ndershme, humane, me dinjitet e te lumtur, permes punes po ashtu te ndershme dhe perpjekjeve sistematike.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!