Më shume vleresohen sjelljet tona se sa besimi politik, fetare dhe ideologjik pas te cilave fshihemi

Ne librat e shejte qe i posedon bota, gjejme mendime te mjaftueshme qe thuhet, se me shume vleresohen nga Zoti  sjelljet, se sa besimi fetar pas te cilit fshihemi.
Edhe filozofia, sociologjia, psikologjia dhe pedagogjia, si shkenca humanitare filozofike, e mbeshtesin parimin e vleresimit te njeriut, ne baze te sjelljeve te tij, e jo assesi ne baze te asaje pas te ciles fshihet individi ne komunikim me tjeret dhe e maskon  veten e tije pas nje qeshtje, qoft fetare e politike apo kulturore e shkencore. E verteta dhe maskimet dallojne shume lehte gjate jetes, tek secili prej nesh, ne baze te sjelljeve tona.
Kote fshihemi pas maskave e fjaleve propaganduese te besimeve tona ne Krisht, ne Muhamed, ne Buden, e ne librat e shejte qe i ka pranuar bota si te tilla. Kote fshihemi pas fjaleve e maskave te ndryshme ne emer te politikes, fese, shkences, kultures, historise, drejtesise, patriotizmit e humanizmit, nese shkelim ne parimet baze te etikes njerezore dhe veprojme kunder ketyre parimeve.
Lexuesi im i dashur, nuk eshte mire te harrojme se ndeshkohemi dhe shperblehemi gjate jetes, edhe nga Zoti edhe nga populli, sipas sjelljeve tona qe i manifestojme ne raport me tjeret e me veteveten, e jo sipas maskave pas te cilave fshihemi. I juaj, mësusi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje