Bombardimi më i madh i nje shteti dhe populli eshte t`ia shkaterrosh arsimin
Per ta shkaterruar nje vend, nje popull dhe shtetin e tije, nuk ka nevoje ta bombardosh me predha e bomba atomike, por ajo qe duhet bere eshte t`ia ulish cilesine dhe vleren e arsimit, permes korikulave qe kane permbajtje te ulte dhe me pak vlera mesimore e edukative ne programet e tyre, tekste shkollore te hartuara me kritere te ulta pedagogjike e psikologjike, permes cilesimit e notimit te nxenesve e studenteve pa kritere te forta pedagogjike, permes prodhimit te kudrit vetem si sasi e shume pak cilesi. Per ta shkatrruar nje vend, nje popull dhe shtetin e tije, nuk ka nevoje ta bombardosh, por lejoja korrupcionin ne arsim, ta perdorin ata qe leshojne deftesa, diploma e tituj te ndryshem akademik e shkencor dhe t`i vulosin ato si dokumenta valide. Lejoja perhapjen e familjarizmit, grupacioneve politike dhe perkatesine farefisnore ne regjistrimin e nxenesve dhe studenteve, ne kalushmerine dhe punesimin e tyre, lejoja t`i fus kthetrat ne shkolle politika vandale me militantet e saje partiak, duke rrenuar tersisht profesionalizmin ne arsim dhe kuadrin e sherbimit pedagogjik e psikologjik per mirevajtjen e organizimit te procesit mesimor ne shkolle.
Po i ndodhi nje populli gjendja e tille katastrofale ne arsim, do te shihen tek ai popull kto dukuri negative e fatkeqe:
. Pacient qe vdesin ne duar te mjekeve, te cilet jane bere mjeke shkel e shko,
. Ndertesa qe shemben e shkatrrohen ne duar te ingjinjereve, pa i perfunduar ato, apo sa t`i perfundojne,
. Pasuri qe devalvohet, shkaterrohet dhe humb fare, ne duar te ekonomisteve dhe financiereve,
. Shkaterrim i etikes njerzore dhe humanizmit duke filluar nga politikan te ndryshem, intelektual e klerik fetare,
. Drejtesi qe humbet, neperkembet dhe poshtrohet, ne duar te gjykatesve e prokuroreve,
. Mos mbrojtje e rendit shtepiak, shtetnor e ligjor nga policia e ushtria e vendit, kur shkelet mbi to e mbi kushtete,
. Poshtrim i tregtise dhe bizneseve nga keqperdorimet e ndryshme, permes biznismeneve te kriminalizuar,
. Skatrrim i rregullave familjare, bashkshortore dhe shkelje mbi to,
. Shkaterim total i natyres dhe pasurise se saje, te cilen e ka dhuruar ajo gratise per qytetaret e vendit,
. Shkaterrimi i roperteve ndernjerzore, perhapja e urrejtjes, xhelozise, lakmise qesharake, shpiunazhes, tradhtise dhe perqarjes mesh popullit mbi baza politike, fetare e regjionale dhe vellavrasjes, e tjera dukuri negative e te shemtuara. I juaj, mësusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!