Sa shume i perdorim maskat te dukemi perfekt para tjereve
Ajo qe e themi dhe ajo qe e bejme gjate jetes, shpeshehere nuk perputhen mes veti dhe e demaskojne njera tjetren, duke na bere qesharak para tjereve. Sado e forte te jete maska qe e perdorim permes asaje qe e themi, me kohen i zhvesh realiteti ato maska permes asaje qe e bejme praktikisht. Njerzit qe e perputhin ate te cilen e thojne me ate qe e bejne, jane njerze te fjales, beses, jane njerze te ndershem, puntore, te dashur, solidare, human, te sjellshem, jane njerze te dijshem, vizionare, atdhetare, te guximshem, luftetare, jane njerze familjare, te suksesshem e te afte, profesionalisht, politikisht e kombtarisht. Kohve te fundit mesin tone kombtar po e karakterizon bukur shume divergjenca mes asaje qe thuhet e asaje qe behet, duke e sjelle shoqerine tone ne nje realitet te hidhur, ku kerkush nuk i jep logari askujt. Ku interesat personale tmerresishte e padrejtesisht po dominojne dhe po realizohen ne dem te interesave kolektive e interesave kombtare. Ku korrupcioni ka marr permasa tragjike ne nivel kombtar, ku dituria e edukata devalvohen dita dites, ku varferia ka mberri pikat ekstrerme te jeteses, duke u pasuruar nje pakice ne dem te shumices se varfur, ku pacienti ne mjekesi konsiderohet biznes e jo qenje njerezore e cila ka nevoje te trajtohet mire, drejte e profesionalisht pa dallim, ku drejtesia ka mbete ne duar te padrejteve, te korruptuareve dhe mafiozeve, ku politika udhehiqet nga manjaket politik, ku feja eshte bere instrument manipulativ i politikes e shume gjera tjera te qoroditura qe po e shkaterrojne atdheun dhe kombin shqiptar. Lexusi im i dashur, perputhja e asaje qe e themi me ate qe e bejme, tregon nivelin tone edukativ, kulturor, moral, profesional, e kombtar, tregon nivelin dhe llojin e karakterit qe e posedojme dhe tregone gjendjen e menyren e zhvillimit te personalitetit tone. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!