Sinqeriteti nuk eshte naivitet por virtyt edhe pse po neperkembet nga te pa sinqertit
Ata qe komandohen dhe udhehiqen me veset e veta te dinakerise, hipokrizise, cinizmit, arrogances dhe egoizmit, objekt manipulimi e kane sinqiritetin e tjereve, te cilet e luftojne nga vetja me te gjitha mjetet vesin e arrogances, egoizmit, dinakrise, cinizmit dhe hipokrizise.
Ne ditet e sotit gjithnje e me shume ne skenen tone kombetare e politike po dominojne veset ne raport me virtytet njerezore.
Nuk zgjidhen propblemet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe ato kombetare, me personalitete qe jane te mbushur perplot me vesin e dinakerise, cinizmit, hipokrizise, arrogances dhe egoizmit, perkundrazi ato rriten e shumohen ne saje te veprimtarise se ketyre tipave mbushur perplote me vese. Dersa i perkrahim dinaket, egoistet, ciniket, hipokritet e arrogantet dhe heshtim para veprave te ndyra, kriminale, antikombtare, amorale e korruptive te tyre, jo vetem qe nuk do ti zgjidhim problemet tona, por perkundrazi edhe mëtej do t`i veshtiresojme ato.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e nevojshme qe mos ta lejojme veten ta neperkombim sinqeritetin e tjereve, mundin, dijen, sakrificen dhe angazhimin e tyre qe e bejne per ne e per veten, por edhe tjeret mos t`i lejojme te na nëperkembin sinqeritetin tone, mundin dhe sakrificen e bere per tjeret, per vendin, per familjen, per shoqerine, per kombin dhe per veten. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!