Sa e rendesishme eshte te kuptojme se me cilen vlere posedojne mendimet tona

Rendesi shume e madhe eshte kur arrijme te kuptojme vleren e mendimeve tona, sepse çfare mendojme ashtu dhe jemi, sepse menyra e te menduarit percakton veçorite e personalitetit dhe karakterit, percakton qendrimet tona gjate jetes dhe fatin e menyren e te jetuarit. Kur aftesohemi të zgjedhim menyren e te menduarit te drejte e te vertete, jemi ne rruge te mire qe t’i zgjidhim situatat e ndryshme problemore te jetes, ne favor tonin personal, profesional, familjar, institucional, shtetnor e kombtar.                                                                                                                                                                              Ja se çfare mendon rrethe problematikes se te menduarit Dale Carnegie, i cili shprehet: “Nese ne mendojme per lumturine, e ndjejme veten te lumtur. Nese na kaplojne mendimet e trishtuara, jemi te pikelluar. Nese mendojme per friken, frikesohemi. Nese mendojme per smundjet, eshte e mundur gjithesesi, se do te smuremi. Nese mendojme per deshtime, me siguri qe do te kemi ndonje humbje…”, e mendime tjera te natyres se tille.                                                                                                                                                                                                                                                                          Te gjitha mendimet tona, ne esence e kan vleren e vete negative apo pozitive. Kur e analizojme permbajtjene dhe mesazhin e secilit mendim, e rrisim më shume vigjilencen tone se çfare mendime po prodhojme, negative apo pozitive, te vlefshme apo te pa vlefshme, rreth situatave problemore qe na rrethojne. Pa kete vigjilence apo perkujdesje rreth mendimeve tona, ka mundesi te rreshqasim thelle ne pellgun e mendimeve te pavlefshme e te pandershme per te ardhmen tone.                                                                                                                                                                                                                Sa shume mendojme dhe brengosemi per gjera elementare qe pak peshojne ne jete, e sa pak mendojme per gjera jetike, njerezore, humane, sociale e kombtare, ku shpeshehere mendimet e tilla na qojne deri ne zhgenjime te medha, si p.sh,: pse jam i trashe e pse i holle, pse jam i gjate e pse i shkurte, pse i bardhe e pse i zi, pse floket kaqurrela e pse te drejta e pse po me bien, pse nuk kam para te mjaftueshme per martese, per ndertimin e nje shtepie, blerjen e nje veture. Frikohemi se nuk mund te behem prind i mire, bashkeshort ose bashkeshorte e mire. Brengosemi se nuk jemi mire me shendet, i kam ngjare babit, nenes, dajes, axhes me semundjet e kancerit, ithatit ne lukth, infarktit ne zemer, sulmit ne tru, tensionit te larte te gjakut, sheqerit ne gjak, astmes dhe iks mendime te tilla fatale dhe ndjellakeqe, qe shume ke e kane sjelle deri ne ate gjendje, qe s`i mbetet pike force e vullneti per te jetuar, duke perjetuar dhe kriza te medha nervore e zhgenjime totale, pa pik arsye                                                                                                                             Te gjitha keto mendime qe i cekem me larte e mendime tjera, s’iqe e kane vleren e tyre permbajtesore, te tille na bejne neve dhe fatin tone e menyren e te jetuarit. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje