Veprimet qe duhet bere dhe ato qe duhet ndryshuar nuk lihen per me vone sepse na hakmerren keq
Populli thot:” Punen e sotit mos e le per neser, sepse e nesermja sjelle pune tjera”. Punet qe nuk i kryejm sot dyfishohen per neser dhe më veshtire e kemi t`i kryejm ashtu te dyfishuara. Hajt sot e hajt neser, nuk kane te sosur dhe na lene prapa pa vepruar dhe te mbetur si nje cung i palevizshem ne rruge. Po si beme pyetje vetit, se çfare do te na ndodh nese nuk i ndryshojme veprimet e pa ndershme, hileqare, veprimet e mbushura perplot lakmi, tradhti e faqe te zeza? Çfare do te na ndodh rreth shendetit me veprimet e pamatura ne ushqim, rreth karieres profesionale me veprimet e pa matura qe na detyrojne ta fusish qafen nen tutelen e tjereve dhe tu sherbejme atyre si gjoker ter jeten, per interesa te ndryshme personale dhe te mos na zbrazet korita e ushqimit? Po si bem pyetje vetit se çfare do te na ndodhe me veprimet qe na humbin autoritetin mes njerezve, qe naj prishin raportet nder familjare e nder njerezore, me veprimet qe bashkpunojme me hasmin ne dem te atdheut e qeshtjes kombtare ? Dhe pyetje tjera te shumta rreth veprimeve te kqija e destruktive, do te behemi palaqo te kohes dhe jo vetevetja, do te mbesim njerze pa karakter e personalitet te formuar, do te behemi llaskuc e lakmiqar te pa skrupullt e pa kurriz fare, duke i plotesuar interesat tone ne dem te tjereve, ne dem te atedheut e lirise. Nese e lidhim ndjenjen e dhimbjes e turpit me sjelljet e kqija dhe destruktive, nuk pajtojme me asnje kusht, t`i bejme ato veprime, qe na turperojne para kombit, familjes e para atyre qe e kane shkrire pasurine, e kane dhene jeten, e kane humb karieren dhe jane shuar tersisht me familje, me ia dhene nderin, krenarine dhe lirine Atedheut e Kombit qe i takojme. Keto veprime nese nuk i ndryshojme sa ma pare dhe nuk e lidhim dhimbjen e turpin me to, heret ose vone do te na hakmeren keq ne nivel personal, familjar e kombtar, duke na lene shume prapa tjereve dhe nen sundimin, nenshtrimin, pushtimin e poshtrimin e fqinjeve tane pushtues. Lexusi im i dashur, eshte domosdoshmeri e kohes, t`i ndryshojme sa më pare sjelljet destruktive dhe te mos presim asnje qaste qe t`i zavendesojme ato me sjellje konstruktive, humane, te njerezishme, morale e kombtare, sepse do te behemi gazi i botes, turpi i atedheut dhe kriminel qe shkelim mbi gjakun e deshmoreve, mbi sakrificen e atyre qe e bene te pamundeshmen per liri, per komb e per atedhe. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!