Si e sa i kuptojme njerezit, veteveten, ngjarjet dhe proceset e ndryshme shoqerore, ashtu edhe sillemi ndaj tyre

Ne si qenje njerezore krahasuar me qenjet tjera te gjalla, jemi te vetmet qenje qe kemi bote te brendeshme dhe kuptim aq te pasur e te ndryshem ne raport me veteveten, njerezit, ngjarjet dhe proceset e ndryshme shoqerore, po aq sa e si sillemi ndaj vetevetes e ndaj tyre.
Menyra si sillemi ndaj tyre e vetevetes dhe menyra se si i interpretojme dhe trajtojme veten e tjeret, pasqyron shkallen dhe nivelin e kuptimit qe e posedojme ne boten tone te brendeshme, per nivelin e cilesine e kualitetin e tyre.
Ajo qe na bene aq te veçante, ne raport me qenjete tjera te gjalla, eshte niveli i aftesise sone te jashtzakonshme qe e posedojme per tu adaptuar, pershtatur, transformuar, dhe manipuluar me mendimet, idete e veprimet tona, duke marr vendime te ndryshme, qe te krijojme diçka më terheqese e më te dobishme dhe t`i ndryshojme gjerat, ngjarjet, njerezit, veteveten dhe proceset e ndryshme shoqerore, qe jane ne gjendje te pavolitshme jetesore per ne. Kete mrekulli mund ta bejme si qenje njerezore, per aq sa jemi te vetedijshem, te vendosur, aktiv dhe per aq sa kemi vullnet, guxim, deshire dhe dashuri per ta ndryshuar veten, tjeret, ngjarjet, dukurite negative dhe proceset e ndryshme shoqerore, te pavolitshme per menyren e te jetuarit tone sa më normal e sa më në nivel.
Te gjitha keto veprime qe u permenden me larte, bazen mbeshtetese e kane ne dhuntine tone trasheguse per pershtatje, per te mesuar nga pervoja jone personale dhe per ta lidhur ate me pervojat e ndryshme te tjereve, me krijuar nje mrekulli specifike e më te pershtatshme per veten, familjen, shoqerine, kombin dhe per boten njerezore ne pergjhithesi.
Vetem ne si qenje te vetedijshme njerezore kemi potencial, aftesi dhe fuqi, ta shnderrojme dhimbjen ne kenaqesi, kure punojme, sakrifikojme dhe vdesim per komb, atedhe e per liri.
Lexusi im i dashur, ” nese nuk ia dalim t`i drejtojme asociacionet tona te dhimbjes dhe kenaqesise, nuk do te jetojme më mirë se kafshet dhe makinat”, te cilat udhehiqen e komandohen nga tjeret. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje