Ajo qe na drejton ndaj dhimbjes e kenaqesise, eshte reagim instiktiv apo arsyetim intelektual
Ne te shumten e rasteve veprimet tona i bejme nen ndikimin e reagimeve instiktive, se sa nen ndikimin e arsyetimeve intelektuale.
Kjo qe u tha më larte, vertetohet praktikisht tek ne, si psh. Edhe pse jemi te bindur dhe e arsyetojme se eshte e dhimshme per shendetin tone, perdorimi i tepert i embelsirave dhe mishrave te yndyrshem, megjithate reagojme ne menyre instiktive pas kenaqesise qe krijohet gjate perdorimit te tyre, duke shkelur me dy kembet mbi mesazhin e arsyetimit intelektual dhe dhimbjen qe e shkaktojne per shendetin tone, perdorimi i ushqimeve ne fjale.
Ky veprim instiktiv ndodhe tek shumica prej neve, edhe kur e perdorim duhanin, pijet alkoholike dhe narkotike, te cilat jane te rrezikshme per shendetin tone, ne megjithate vazhdojme t`i perdorim pa e perfillur mesazhin e arsyetimit intelektual.
Nje veprim i tille instiktiv percillet me force tek ata njerze e popuj qe e kane zhvillimin e ulte te arsyetimit intelektual dhe bindeshmerine e dobte ne raport me reagimet instiktive ndaj ndjenjes se dhimbjes e kenaqesise.
Veprimi i mbeshtetur mbi arsyetimin intelektual eshte më largepames, më stabil e më produktiv gjate sjelljeve tona, ne raport me atë se çka na sjelle kenaqesi e çka dhimbje.
Njerezit dhe popujt qe nuk mbeshteten ne veprimet e veta te ndikuara nga mesazhi i arsyetimit intelektual, mbesin prapa tjereve, te sunduar e te udhehequr nga tjeret, te pushtuar, te shfrytezuar e te roberuar nga tjeret. U shkon jeta nen roberi, te burgosur, te turturuar, te dhunuar, e te vrare. Ua marrin trojet, i perzene nga shtepite e veta, mbesin te varfur e te mjere, duke derdhur djerse rrugeve te botes per tjeret dhe duke u asimiluar dita dites si popull e si komb e duke u shuar fare.
Lexusi im i dashur, ne ato momente qe i lidhim veprimet tona me mesazhin e arsyetimit intelektual rreth kenaqesise dhe dhimbjes, vertete bejme ndryshime te medha progresive dhe i klasifikojme ne menyre racionale sjelljet tona, ne sjellje te cilat na shkaktojne dhimbje te medha e turp dhe ne sjellje qe na shkaktojne kenaqesi e krenari gjates jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!