Keshilla per jeten- shkurt

Nese ballafaqohemi me njerze qe na zemrojne e na bejne t`i urrejme sjelljet e tyre, më mire do te ishte te mos i perfillim, te mos i perkrahim, as te bashkpunojme me ta, nese vertete jane destruktiv, te pabindshem e te paperpunushem dhe ne fund te distancohemi tersisht prej tyre.

Te shpetojme sa me lehte nga tendosjet e ndryshme shpirterore e emocionale, nuk duhet te ballafaqohemi me ata qe na zemrojne, nuk duhet t`i perkrahim, as te bashkpunojme me ta, sepse ata me sjelljet e veta destruktive na zemrojne dhe na bejne t`i urrejme. Zemrimi dhe urrejtja na shkaterrojne shendetin fizik, psikik, emocional, intelektual, moral e social, nese nuk dijme t`i menagjojme mire e si duhet dhe t`i frenojme  keto dy ndjenja.

Nuk ka madheshti e krenari më te madhe se sa ta shprehish veten permes punes e djerses tende, permes dijes e nderit, permes respektit e dashurise, drejtesise e humanizmit, moralit e atedhedashurise dhe sakrifices per liri e per atedhe. Madheshtite i bene personi i madherishem, shemtite personi i shemtuar, te cilet gjenden brenda nesh dhe cilit ti japim perparesi, ai do te behemi.

A ka njeri më te shemtuar se ai qe e shpreh veten si mashtrues, vjedhes, rrenacak, vrases, amoral, dhunues, tradhtar, trafikant i substancave narkotike, trafikant i qenjeve njerezore, abuzuaes me lirine e tjereve, me pasurine e tyre, me pasurine kombetare e shtetnore, se ai qe e shpreh veten si njeri i korruptuar, lajkatar, i nenshtruar dhe nen tutelen e tjereve, per interesa te ndryshme e shume te ulta personale e karieriste ?!

Me pas nje trup te shendetshem e nje shpirt te paster, nje mendje te ndritur e karakter te fort e te mire dhe nje personalitet te zhvilluar e produktiv, eshte mese e nevojshme te merremi gjate gjithe jetes, ne menyre sistematike e te balansuar me zhvillimin dhe persosjen e tyre, qe te funksionojme sa më ndritshem, sa më natyrshem dhe sa më njerezisht si qenje sociale, humane e njerezore gjate jetes.

Edhe trupi edhe mendja, edhe karakteri, edhe personaliteti ne pergjithesi, kane nevoje per zhvillim e kalitje te perhershme e te barabart dhe te formesohen ne baze te standardeve sa më njerezore, permes leximit, hulumtimit, studimit, analizes, krahasimit dhe veprimit, mbeshtetur ne pervojen personale dhe ne pervojat e ndryshme qe ka bota njerezore. Keto procese ne fjale, nuk zhvillohen vetevetiu, por duhet angazhim i perhershem per rriten e tyre sa me fisnike e sa me produktive, per nevojat tona personale, familjare, kombetare e më gjere.

Po se percollem vemendshem menyren e te menduarit, menyren e shprehjeve emocionale, menyren e mirmbajtjes fizike e shendetesore te trupit, muneren e menagjimit financiar e te kohes dhe zhvillimin e perparimin e tyre sipas kerkesave te duhura momentale, fati, lumturia dhe krenaria jone personala, familjare dhe kombetar, do te na dalin nga kontrolli dhe do te na perfshijne valte e ndryshme te jetes, qe nuk do te jene te pershtatshme per ne.

Nese nuk kemi deshire te na dal nga kontrolli fati yne, lumturia e krenaria, vendosmerisht duhet ta marrim nen kontroll procesin e te menduarit, procesin emocional, fizik dhe procesin tone financiar, sepse sipas menyres se kontrollit dhe zhvillimit te ketyre proceseve, ate menyre dhe ate gjendje e ka fati yne, lumturia, krenaria dhe menyra e te jetuarit tone.

Perputhja apo mos perputhja e asaje qe e themi me ate qe e bejme, tregon nivelin tone edukativ, kulturor, moral, profesional, e kombtar, tregon llojin e karakterit qe e posedojme dhe menyren e zhvillimit te personalitetit tone.

Njerzit qe e perputhin ate te cilen e thojne me ate qe e bejne, jane njerze te fjales, beses, jane njerze te ndershem, puntore, te dashur, solidare, human, te sjellshem, jane njerze te dijshem, vizionare, atdhetare, te guximshem, luftetare, jane njerze familjare, te suksesshem e te afte, profesionalisht, politikisht e kombtarisht.

Armiqesia me Serbine ka filluar qe nga koha e car Dushanit, car Llazarit e carve tjere serb, qe i kane bere kerdite ndaj popullates ilire, arberore e asaje shqiptare, duke filluar nga fillim shekulli i tete – 8- e deri ne ditet e sotit, pa heq dore per asnje qast ajo prej krimeve te veta dhe nuk ka te ndalur krimi e agresioni i saje. Edhe pse kishte shume here dialog me Serbine, perpjekjet ishin te kota qe dialogu te perfundoi ne favor te viktimes shqiptare, siq jane edhe sote ka behen bisedimet duke perfunduar ne dem te shqiptareve e ne favor te xhelateve serbe.

Që nga mbreteria serbe me car Dushanin, car Llazarin e caret tjere ne fillim te shekullit te 8 e ketej, qe nga Serbija e parë e deri të e dyta, qe nga Jugosllavia titiste e deri të Serbia millosheviqiane dhe Serbija e pasuseve te Millosheviqit, ne shqiptarët u premë e u vramë, u masakruam e u dogjëm, u ndjekëm e përndjekëm dhe prapë fuqitë e mëdha na detyruan të bashkëjetojmë me xhelatët tanë sllave e grek!
Pra, është e njëjta bashkësi ndërkombëtare që nga Evropa plakë e deri të kjo e ditëve të sotme, që po e detyron viktimen shqiptare te leshoj pe, ne dem te vetin e ne favor te xhelateve serb, malazez, maqedon dhe atyre grek, duke ua përseritur shqiptarëve masakrat nga dy e tri herë brenda një shekulli.
Eshte thene nga dietaret: “Ata që nuk mësojnë nga fatkeqesite, u përseriten prapë ato”.

Sot gjithnje e me shume ne skenen tone kombetare, politike, fetare, intelektuale e akademike, po dominojne veset ne raport me virtytet njerezore dhe po neperkombet me arrogance sinqeriteti, perpjekja, dituria, angazhimi, perkushtimi dhe sakrifica, per se gjalli e per se vdekuri, e atyre qe e bene te pamundshmen per komb, per liri e per atedhe. Arroganca eshte e pameshirshme, e ka ngulfate persetepermi sinqeritetin dhe virtytin njerzor, as me gjak njeriu nuk po ngopet, duke harruar tersisht se nuk do te jetoi perjetesisht.

Dersa i perkrahim dinaket, egoistet, ciniket, hipokritet e arrogantet dhe heshtim para veprave te ndyra, kriminale, antikombtare, amorale e korruptive te tyre, jo vetem qe nuk do ti zgjidhim problemet tona, por perkundrazi edhe mëtej do t`i veshtiresojme ato.

Nuk zgjidhen propblemet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe ato kombetare, me personalitete qe jane te mbushur perplot me vesin e dinakerise, cinizmit, hipokrizise, arrogances dhe egoizmit, perkundrazi ato rriten e shumohen ne saje te veprimtarise se ketyre tipave mbushur perplote me vese, e qe i kemi ne balle te skenes politike, fetare, kulturore e shkencore.

Te gjitha mendimet tona, ne esence e kan vleren e vete negative apo pozitive. Kur e analizojme permbajtjene dhe mesazhin e secilit mendim, e rrisim më shume vigjilencen tone se çfare mendime po prodhojme, te vlefshme apo te pa vlefshme, rreth situatave problemore qe na rrethojne. Pa kete vigjilence apo perkujdesje rreth mendimeve tona, ka mundesi te rreshqasim thelle ne pellgun e mendimeve te pavlefshme e te pandershme per te ardhmen tone.

Kur aftesohemi të zgjedhim menyren e te menduarit te drejte e te vertete, jemi ne rruge te mire qe t’i zgjidhim situatat e ndryshme problemore te jetes, ne favor tonin personal, profesional, familjar, institucional, shtetnor e kombtar.

”Nuk na ka tremb romani as venecioni, nuk na tremb turk sulltani as car Dushani e car Llazari “. Keto jane fjalet vetmashtruse e shume fjale tjera te zbrazta mbushur perplote mburrje, permes te cilave rrahim gjoks ne shqiptaret, edhe pse te gjithe pushtuesit tane, jo vetem qe na kane tremb, por na kane shkaterruar, na kane vrare e masakruar, na kane dhunuar e poshteruar dhe mbi 80% te trojeve tona i kane pushtuar dhe po na gjakosin sa here po u teket e po zgjerohen drejte asaj copze te Shqiperise qe na ka mbete.

Nese nuk munde te ballafaqohemi me forca te ndryshme, qe po na pushtojne dita dites vendin, po na vrasin e po na turturojne, nuk eshte mire nga ana e jone, te pertypemi sikur dele e te qendrojme te heshtur e te pashqetesuar fare, edhe kur na hyn hasmi ne trojet e konaqet tona, per t`naj marr e vrare djemte ma te mire e vashat per rreth nesh, per t`na shkaterruar trojet e pasurine dhe per t`na dhunuar e poshtruar, sepse jeta e dhunuar dhe e poshtruar eshte më e keqe dhe më e veshtire se vdekja.

Nese nuk i ndryshojme sa ma pare sjelljet tona destruktive dhe nuk e lidhim dhimbjen e turpin me to, heret ose vone do te na hakmeren keq ato sjellje ne nivel personal, familjar e kombtar, duke na lene shume prapa tjereve dhe nen sundimin, nenshtrimin, pushtimin e poshtrimin e fqinjeve tane pushtues.

Sa keq i kane ardhe punet Kosoves nga hileqaret, kojtagjijnte, te pangupurit, zuzaret e tradhtaret, qe dita dites po ia rjepin lekuren, mishin dhe po ia thejne kockat e saje, duke shkelur pameshirshem mbi gjakun e deshmoreve dhe idealin e atyre qe e paten per liri e per atedhe.

Është domosdoshmeri e kohes, t`i ndryshojme sa më pare sjelljet tona destruktive dhe te mos presim asnje qaste, qe t`i zavendesojme ato me sjellje konstruktive, humane, te njerezishme, morale e kombtare, sepse do te behemi gazi i botes, turpi i atedheut dhe kriminel qe shkelim mbi gjakun e deshmoreve dhe mbi sakrificen e atyre qe e bene te pamundeshmen per liri, per komb e per atedhe.

Nese bejme jete pa vendosur diçka ne vizionet tona, pa planifikuar dhe pa u perkushtuar praktikisht, nuk do te jemi ata qe deshirojme, nuk do ti bejme veprat e duhura dhe nuk do ta kemi ate qe e synojme. Mendimet e vlefshme e te perkryera e mirembajne shendetin tone emocional, intelektualdhe, social, moral e kombtar dhe i qojne proceset jetesore perpara.

Ata qe vendosin ne vizionin e tyre se çfarë njerez dojne te behen, çfarë veprash dojne te kryejn dhe çfare kariere, çfare profesioni e pasurije dojne te arrijne, medoemos vizioni i tyre do te behet realitet, nese besimi dhe angazhimi e ka forcen e mjaftushme drejte realizimit te asaje qe e kane ne objektiv.

Që mos të brengosemi me të kaluarën e pakthyeshme, e me të ardhmen e padukshme, është mirë të merremi me të tashmen, duke u pergatitur sa më shumë, që të ballafaqohemi më lehtë, më guximshëm, e të menqur me sfidat që na i sjell jeta, ne te tashmen.

Me besime kufizuse e bindje frikesuese, nuk mund t`i qojme proceset perpara e t`i arrijme deshirat tona qe ia kemi vuar vetit si qellim, qoft si individ, si familjar, institucion, shoqeri, shtet e qofte si komb.

Ata qe arrijne suksese e gjera te vlefshme gjate jetes, i menagjojne mire e drejte besimet dhe bindjet e veta, duke i liruar ato nga frika e pa arsyshme dhe friken e shnderrojne ne force permes vullnetit, deshires, guximit, dashurise, vendosmerise dhe perkushtimit, edhe me qmimin e sakrifices, per t`i kapercyer pengesat qe u dalin para gjate veprimit me i realizuar deshirat dhe synimet qe ia kane vuar vetit si obligim. I juaj, mësuesi Isë

Ata qe perpiqen dhe perqendrohen tek menjanimi i dhimbjeve te qastit dhe perfitimi i kenaqesive afatshkurtera, i krijojne vetes dhimbje afatgjata.

Në ato momente, kure i lëme me nje ane qastet kalimtare te kenaqesive, te cilat perfundojne me dhimbje, me siguri do te perqendrohemi ne ato gjera te vlefshme e madhore qe shkaktojne kenaqesi afatgjata, edhe nese jemi te detyruar te kalojme permes dhimbjeve te qastit e afatshkurtera.

Ai qe jam une sot, eshte pasoje e merrjes se vendimeve te mija dje. Ato vendime qe i marr sote, do te jem une pasoj e tyre neser.
Ky parim vlene njejte si per individin, si per familjen si per institucionet e ndryshme kulturore, historike e shkencore, si per institucionet private e shtetnore e si per kombin dhe per shtetin.

Ne ato momente kur vendosim te marrim nje vendim, fillon edhe formesimi i jetes sone sipas permbajtjes qe e ka vendimarrja. Ato vendime qe i marrim sot, atë permbajtje e ka fati apo fatkeqesia jone neser. Faren qe e mbjellim gjate jetes, frytet e saje ia korrim.

Ata qe e perdorin mire e drejte kohen dhe kane durim, vullnet, guxim, deshire, vendosmeri, dashuri, perkushtim dhe jane te gatshem te bejne edhe sacrifice, arrijne vepra te medha e kapitale dhe suksese te ndryshme gjate jetes.

Kryeveprat e sukseset e ndryshme dojne kohe, durim, vullnet, dashuri, guxim, perkushtim dhe sakrifice qe t`i arrijme. Per aq sa i bejme realitet keto kerkesa, po per aq arrijme suksese e vepra te ndryshme.

Nuk ka gje më te vlefshme e më te shejte se sa permiresimi i mardhenjeve tona mes njerezve ne nivel lokal, regjional, kombetar e nderkombetar, pa e demtuar interesin e askujt dhe pa lejuar te na demtohen interesat tona.

Per shkak te veshtiresive te behet dallimi mes mendimeve, ideve, bindjeve e besimeve negative dhe pozitive, bota ka konflikte te medha mes saje, sepse ka dallime mes mendimeve, ideve, qendrimeve, bindjeve, besimeve dhe pikepamjeve te njerezeve. Dikush te bardhes i thot e zeze e dukush te zezes i thot e bardhe. Dikush beson ne Jezu Krishtin, dikush ne Hazreti Muhametin. Dikush ne katolicizem, ortodoksizen e dikush ne islamizem, budizem e konfuqionizem. Me nje fjale konfrontim mendimesh, idesh, bindjesh, besimesh dhe pikepamjesh, te cilat po e qojne njerezimin ne perqarje, urrejtje, vellavrasje dhe deri ne konflikte te pergjakshme e shfarosese luftarake.

Strategjia me e mire e me racionale e veprimit tone eshte ngritja e standardeve vepruse mbi standardet e vjetruara e jo efektive, duke i zavendesuar ato me standarde më efektive, forcimin e rritjen e besimeve tona per t`i arrite gjerat qe i deshirojme, pa te cilat nuk arrihet asgje, zavendesimin e strategjive te vjetra me ato te reja dhe mbeshtetja ne modelet e strategjive te atyre qe kane treguar rezultate te lakmuara, duke i modifikuar e persosur ato modele sipas nevojave, mundesive dhe synimeve tona personale, profesionale, familjare, institucionale, kombetare e shtetnore.

Është fat i madh e i lumtur per ne, si individ, si familje, si shoqeri e si komb, kur mesojme dhe edukohemi ta lidhim ndjenjen e kenaqesise e te krenarise me veprimet tona te njerezishme, humane, sociale, morale e kombtare, kurse ndjenjen e dhimbjes e turpit, ta lidhim me veprimet tona te panjerezishme, jo humane, jo sociale, jo morale dhe jo kombtare.

Shkaqet negative te cilat e pengojne organizimin e mirefillt te edukimit dhe arsimit tone kombetar, ditadites po e perfshijne kete fushe jetike per kombin. Po nuk i eliminuam sa më parë keto shkaqe, pasojat do te thellohen edhe me shume, ku haraqin me te madh e paguajn gjeneratat qe i leme pas.

Ne ato momente qe i lidhim veprimet tona me mesazhin e arsyetimit intelektual rreth kenaqesise dhe dhimbjes, vertete bejme ndryshime te medha progresive dhe i klasifikojme ne menyre racionale sjelljet tona, ne sjellje te cilat na shkaktojne dhimbje te medha e turp dhe ne sjellje qe na shkaktojne kenaqesi e krenari gjates jetes.

Njerezit dhe popujt qe nuk mbeshteten ne veprimet e veta te ndikuara nga mesazhi i arsyetimit intelektual, mbesin prapa tjereve, te sunduar e te udhehequr, te pushtuar, te shfrytezuar e te roberuar nga tjeret. U shkon jeta nen roberi, te burgosur, te turturuar, te dhunuar, e te vrare. Ua marrin trojet, i perzene nga shtepite e veta, mbesin te varfur e te mjere, duke derdhur djerse rrugeve te botes per tjeret dhe duke u asimiluar dita dites si popull e si komb e duke u shuar fare.

Vetem ne si qenje te vetedijshme njerezore kemi potencial, aftesi dhe fuqi, ta shnderrojme dhimbjen ne kenaqesi, kure punojme, sakrifikojme dhe vdesim per komb, atedhe e per liri. ” Nese nuk ia dalim t`i drejtojme asociacionet tona te dhimbjes dhe kenaqesise, nuk do te jetojme më mirë se kafshet dhe makinat”, te cilat udheheqen e komandohen nga tjeret.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje