Menyra se me kë e lidhim ndjenjen e dhimbjes dhe kenaqesise e formeson mire apo keq fatin tone
Sa me fat do te jemi, nese bejme perzgjedhje te mire, se me kë e bejme lidhjen e ndjenjes sone te dhimbjes e kenaqesise.
Nuk konsiderohet fat i mire, jete e lumtur, e qete, e suksesshme dhe e ndershme per ata qe e lidhin ndjenjen e kenaqesise dhe krenarise me vepra kriminale, amorale, korruptive e tradhtare, ne vende qe me keto vepra te liga e te shemtuara, ta lidhin ndjenjen e dhimbjes dhe turpit.
Do te ishte fat i mire, jete e lumtur, e qete, e suksesshme, e ndershme dhe e dinjitetshme, nese e lidhim ndjenjen tone te kenaqesise dhe krenarise me vepra humane, kombtare, altruiste e morale, nese e lidhim me vepra qe na sjellin edukate te shndoshe e dituri, me vepra qe rrezatojne mirekuptim, respekt, tolerance, bashkpunim e dashuri mes njerzve, dashuri per atedhe e per liri, per kulture e per drejtesi, ta lidhim me vepra te guximshme e te drejta, qe e luftojne pameshirshem krimin, amoralitetin, korrupcionin, devalvimet ne shendetesi, drejtesi, ekonomi, edukim e arsim dhe ne fusha tjera me rendesi jetike. Ndersa ndjenjen e dhimbjes dhe turpit ta lidhim me te gjitha veprat e liga e te shemtuara kunder njerezimit e kunder kombit tone.
Ne ato momente kur mesojme dhe edukohemi mire, se si t`i zberthejme thellesite e sekreteve qe fshihen prapa sjelljeve tona, i ndihmojme shume vetes te behemi më te njerezishem, më te sjellshem, më te sinqert, më te shendetshem e më te edukuar ne fushen e shendetit fizik, intelektual, moral, emocional, social e kombtar.
Lexusi im i dashur, perdorimi i drejte i ndjenjes sone te kenaqesise e krenarise dhe ndjenjes se dhimbjes e turpit, mundeson fatin tone më te mire, jeten më te lumtur e më te suksesshme dhe mundeson ndryshim sistematik e progresiv, po thuaja per çdo gjë ne jeten tone. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!