Rrethanat e pavolitshme dhe menyra jo e kenaqshme e te jetuarit, shkakton stres e zhgenjim te pakontrolluar
Shume prej nesh bejme reagime te ndryshme logjike e jo logjike, te cilat burimin e kane ne ndikimin e rrethanave, kushteve dhe menyres se te jetuarit tone, te më parshem e te tanishem. Keto reagime here here, jane te sikletshme e te pakontrolluara, perplot stres e zhgenjim, qe shkaktojne deme serioze ne perspektiven personale, familjare, shoqerore e kombetare. Leshimi i trojeve tona ne menyre te pakontrolluar, nga pjesa më e mire dhe më vitale e popullit, per shkak te rrethanave, jeteses dhe kushteve te pavolitshme, demonstron kjarte zhgenjimin dhe stresin e pakontrolluar te tyre, duke u mbetur e vetmja shprese qe ta marrin rrugen e mergimit dhe boten ne sy, edhe pse nuk ka asgje te siguruar ta, qe po e bejne kete veprim. Nga kjo gjendje stresuse e zhgenjimi, ne pamundesi kontrolli, disa tjere i shfaqin paknaqesite e veta permes grevave, demonstratave, revoltes dhe nga llojet më te ndryshme te kundershtimit, mbushur perplote stres e zhgenjim, per shkak te padrejtesive, papunesise, varferise, keqeperdorimeve te shumta, korrupcionit, devalvimit te vlerave morale, shendetesore, edukative, arsimore, juridike, ekonomike dhe krijimi i rrethanave te pavolitshme per te bere jete te dinjitetshme, te qete e te lumtur. Ne vend qe te perkrahen te paknaqurit, nga politika shtetnore dhe te zgjidhen problemet e tyre sipas radhes e mundesive qe i posedon shteti , shfaqjen e paknaqesive te tyre, nga qeveritaret e politikaj te ndryshem, se bashku me disa mjete te informacionit qe u kendojne hymne e lavde qeveritareve e politikajve ne balle te politikes, ata i etiketojne si vandal, si ekstremist, si islamist, si isis, si muxhahedin, me te njetin fjalor qe ka propaganda serbo-sllave dhe ajo greke, duke demaskuar realitetin e shfaqjes se paknaqesive te shqiptareve qe jetojne ne dy shtetet shqiptare dhe shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta te pushtuara nga greko-sllavet ortodoks. Ter kjo perbuzje e pakenaqesive te shqiptareve nga ana e qeveritareve tane shtetnor dhe nga ana e qeveritareve pushtues greko-sllav, ka shkaktuar tej mase revolte, stres te pakontrolluar dhe zhgenjim, duke e ndjere veten te fyer shumica e shqiptareve nga te gjitha anet, te poshtruar, te nenshtruar dhe te pa perkrahur totalisht nga askush e as nga Europa, me te cilen e kane mbush gojen plote Europe, politikanet tane dhe shume shqipfoles, edhe pse veprat po i bejne sipas ligjeve te gjungles. Disa prej mjeteve tona te informacionit kombetare, te cilat kendojne per oborret shtetnore e per qeveritaret, ne vend qe te informojne drejte e sakte, siq preferon etika e informimit, mezi presin t`i etiketojne e t`i zhantazhojne nga nivele më te ulta e te pacipe fare, menyrat e shfaqjes se paknaqesive te atyre qe u eshte mbush jeta perplote halle e derte, perplot stress e zhgenjim te pakontrolluar, ndaj padrejtesive e keqperdorimeve te shumta qe po behen, ne nivel kombtar nga te dyja shtetet dhe ndaj shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta te pushtuara nga fqinjet tane, duke i etiketuar zi e me zi, kerkesat qe i manifestojne shqiptaret e pa knaqur me gjendjen e tyre te jeteses, duke i burgosur masivishte e duke i vrare. Paknaqesite qe i demonstrojne shqiptaret, ne Kosove, e ne Shqiperi, ne mal te Zi ,e ne Serbi dhe ne Maqedoni e ne Greqi, te ma thote dikush se nuk etiketohen shqiptaret nga llojet me te ndryshme propagandistike e me te ndyta te mjeteve te informit nga jashte dhe te disa mjeteve te informimit tone kombtar nga brenda, duke kercnuar e shantazhuar çdo levizje qe e bejne shqiptaret e pakenaqur me realitetin e tyre jetesor. Ne anen tjeter balozat e politikes serbe, meqedone, malazezeze dhe greke se bashku me popadikat e tyre kalerojne lirshem mes permes trojeve tona duke i fyer dhe duke i kercnuar dy shtetet shqiptare dhe popullaten qe jetojne ne trojet e veta shekullore dhe duke propaganduar para botes se “kosova eshte toke e shejte serbe”, se”shqiperia e jugut eshte greke” dhe “shqiptaret e besimit ortodoks jane greke”, se” peja, gjakova, mitrovica dhe istogu, duhet ti takojn malit te zi”, se” problemi çam nuk duhet diskutuar e as qe ka ekzistuar problem i tille”, se “trojet e shqiptareve ne maqedoni jane troje te maqedoneve”, se” kosova verioere nuk duhet as te diskutohet , sepse eshte toke serbe me krejte tokat e kosoves e metohise”, e shembuj tjere te tille e monstruoz. Ku ta gjejne forcen shqiptaret , qe ti perballojne te pa stresuar e te pa zhgenjyer, fyerjet e poshtrimet qe po u behen, varferine e roberimin, pushtimin, nenshtrimin, burgosjet e vrasjet, te cileve kush nuk ua qane hallin as nga brenda e as nga jasht?! Si mujn shqiptaret ta perballojne stresin dhe sjelljet stresuese, zhgenjimin dhe sjelljet zhgenjyese, ne keto rrethana jashtzakonisht te papershtatshme per jete ?! Lexuesi im i dashur, derisa t`i ndeshkojme mekatet dhe te kqijat e keqberseve, me te gjitha mjetet e mundeshme qe i disponojme pa e perjashtuar aske, qofshin ata politikan, klerik fetar, intelektual e qytetare te thjeshte, qofshin dhe fqinjet tane pushtues, do te jetojme ne gjendje te mjere e te varfur, ne gjendje te pushtuar, nesnshtruar e poshtruar, te burgosur, te dhunuar, te vrare, e te perzene nga trojet tona, sepse asgje nuk pik prej qiellit dhe asgje e mire nuk na vije nga keqbersit dhe nga te huajte. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!