Besoni ne aftesite dhe vlerat e juaja personale
Vetebesimi eshte nje ndjenje mbi vlerat dhe aftesite tona personale qe i posedojme. Kjo ndjenje na mundeson te bejme dallimin ne mes veseve (jo vlerave) dhe virtyteve (vlerave) personale duke e percendruar vemendjen gjithnje e me shume ne zhvillimin e virtyteve dhe eliminimin e veseve tona.
Vetebesimi yne rritet nese e percendrojme vemendjen me shume ne virtytet tona aty dhe ku jemi me te afte e ku kemi vullnet e deshire te punojme e gjallerojme. Po s´e rritem vetebesimin tone, rreth e rrotull nesh do te krijohet nje mjegullnaje qe na pamundesone ta gjejme rrugen me efikase per te jetuar sa me te lumtur.
Vetebesimi formohet duke i kapercyer pengesat dhe veshtirsite qe na dalin para gjate jetes, kur na vlereson pozitivisht rrethi per veprat dhe sjelljet tona, kur i planifikojme punet dhe detyrat qe gjerat t´i bejme sam e mire, kur punet dhe veprat tona i bejne tjeret te na besojne, kur sukseset tona na bejne te rendesishem per tjeret dhe personat qe na dojne, kur permirsojme gabimet tona dhe me pas dalim ballehapur dhe kur e vleresojme veten sa me drejte e sa me objektivisht ne pikat e dobeta dhe ne pikat e forta.
Po deshem te mos e humbim vetebesimin, nuk duhet te dorezohemi para pengesave dhe veshtiresive, mos te bejme sjellje e vepra te tilla qe te na vleresoj negativisht rrethi, punet dhe detyrat tona nuk duhet ti kryejme shkel e shko, por te planifikuara mire, mos ta humbin besimin tjeret ne sjelljet, veprimet e punet tona, ti ruajme e ti mbrojme sukseset tona permes punes qe mos te ulet rendesia jone ne raport me tjeret, dashamiret, te afermit dhe familjaret tane, te bejme sa me pake gabime, t´i permiresojme ato dhe te mesojme permes tyre qe te dalim ballehapur, dhe duke i vleresuar pikat e dobeta e te forta tonat, qe ti eliminojm sa me shume pikat e dobeta.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!