Brengosja per te kaluaren dhe te ardhmen,nuk na le enrgji te merremi me te tashmen
Ne humbim shumë energji përmes lodhjes, streseve, vuajtjeve, nervozës, hidhërimit, pikëllimit dhe xhelozisë duke u bregosur për të kaluarën e vdekur dhe të ardhmen e palindur. Të gjitha këto brengosje marrin shumçka të vlefshme në trupin tonë biologjik, fiziologjik e social-psikologjik dhe lënë shumë pakë forcë, vullnet, dëshirë, ambicie dhe kurajo që të merremi më seriozisht me të tashmen që është qelës i suksesit tonë. Do të ishte shumë e levërdishme për ne t’i eliminojmë sa të mundemi brengat për të kaluarën dhe të ardhmen, e të merremi ekskluzivisht me të sotmen duke i kryer pa nxitim detyrat dhe obligimet që i kemi para vetes.
Për ta justifikuar këtë që thash me lartë, po i citoj këto vargje të Omar Khajamit:
” Ditën e shkuar fare harro
Dhe për të nesërmen mos u shkallmo:
Gëzo një qast të lumtur, faqe-bardhë,
Dhe Jetën n’ere mos e çkatërro”.
Kur i thëm këto mendime në këtë shkrim, lexues i dashur, nuk jam duke menduar se ne s’duhet të bëjmë përpjekje që të përgatitemi për të nesërmen dhe të mësojm nga e djeshmja, por mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që fuqitë dhe aftësitë tona t’i përdorim për realizimin sa më të mirë të detyrave dhe obligimeve që dalin nga e sotjma.
Obligimet e sotme mbesin të pakryera, nëse brengosemi për të djeshmen dhe të nesërmen. Shumë e vështirsojmë jetën e sotme duke u brengosur për të djeshmen dhe të nesërmen. Rrallë here I përdorim racionalisht 24 orët që i kemi në dispozicion. Më shumë marrim nga jeta duke menduar për të sotmen se sa për të djeshmen dhe të nesërmen .Punën e sotme nuk duhet ta lëme për diten e neserm, javen, mujin e vitin e ardhshem. Nëse u qasemi punëve të sotme me përkushtim, nuk kemi kohë të brengosemi për të djeshmen dhe për të nesërm. Brengosja për të kaluarën dhe të ardhmen, na merre shumë energji duke na lënë pak mundësi që të merremi me të tashmen.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!