Dy fjale per Univerzitetin mesjetar te Durresit i cili cilesohej “lulishte e Adriatikut”
Edhe pse cilesohej ky Univerzitet si “lulishte e Adriatikut”, edhe pse ishte Univerziteti i pare ne Ballkan, edhe pse cilesohej nder univerzitetet e para ne hapsiren Europiane, edhe pse qyteti i Dursit cilesohej me tradita te lashta kulturore e arsimore dhe ishte komune e lire- comuna civitas ne kohen e Karl Topise, edhe pse ky Univerzitet cilesohej si qender arkipeshkopale, edhe pse u kurorzua me Univerzitetin mesjetar- studium generale, ate e themeluan dhe e drejtuan autoritetet e urdherit Dominikan te qytetit te Durresit, te cilet derigjoheshin nga kleri katolik i kishes se perendimit me Seli ne Rome. Ne kete institucion te larte ligjerohej ne gjuhen latine dhe at Italjane, edukohej dhe mesohej mesimi fetar katolik. Ne keto ligjerime nuk perdorej gjuha ilire as ajo arberore, e te pareve tane e as gjuha shqipe e shqiptareve. Lexusi im i dashur, te gjithe shqiptaret duhet ta dijme e ta kuptojme, se neper shkollat e manastiret katolike dhe ne Univerzitetin mesjetar te Dursit, si institucion ma i larte teologjik dhe neper shkollat e manastiret ortodokse, nuk perdorej gjuha Ilire, arberore e as gjuha shqipe, sepse gjuhe zyrtare per keto institucione religjioze ishin gjuha latine e italjane, per institucionet fetare e shkollore katolike, qe i frekuentonin shqiptaret me besim katolik dhe per institucionet fetare e shkollore ortodokese ne trevat e Arberise, qe i frekuentonin shqiptaret me besim fetar ortodoks, gjuhe zyrtare ishte gjuha greke e sllave, kryesisht ajo serbe. I juaj mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!