Shkollat ortodokse shqiptare edukonin dhe arsimonin shqiptaret drejte asimilimit ne grek e sllav
“Keto shkolla synim kryesor kishin mbrojtjen dhe perforcimin e ortodoksise ne trevat shqiptare”. Per edukimin dhe arsimimin religjoz ortodoks te shqiptareve ”rol te veçant luajti Patrikana e Ohrit nga viti 1019-20, e cila fillimisht kishte nen administrim 31 peshkopata”. “Shkollat ortodokse ne trevat shqiptare… ishin kryesisht shkolla kishtare dhe drejtoheshin nga kleri kishtar”. Keto shkolla ishin plotesisht nen ndikimin e kultures religjioze e politike greko-sllave dhe mesimi mbahej ne gjuhen greke dhe atë sllave, kryesisht ne gjuhen serbe e jo ne gjuhen tone shqipe, me paramendim asimilimi. Ohri, Kruja dhe Berati konsideroheshin qendra kryesore te cilat ishin nen ndikimin e kultures dhe politikes greko-bizantine. Ndersa trevat veriore te shqiptareve ishin nen ndikimin e kultures dhe politikes sllave gjate kohes kur sundonin princat serb. “Kishat ma te rendesishme te kultit bizantin ne trevat shqiptare ishin: kisha e Shën Mëri Vllahernes, kisha e Shën Triadhes, kisha e Shën Mihillit ne Berat, kisha e Kurjanit ne Fier, kisha e Shën Mërisë ne Pojan te Fierit, kisha e Kosines ne Permet, kisha e Loboves se Kryqit ne Gjirokaster, kisha e Mermirajt ne Ohrikum-Vlore, kisha e Shën Kelmentit ne Oher e tj”. Nxenesit neper shkollat shqiptare ortodokse mesonin aritmetike dhe lexim te veprave kishtare ortodokse ne gjuhen greke e jo shqiptare dhe ne gjuhen sllave kryesisht serbe, mesonin permendesh vjersha fetare dhe kenge kishtare. Per arsimin dhe edukimin religjioz ma te larte ishin shkollat greke ne Konstantinopoje, Athos dhe ne Janine. Keto shkolla synim kryesor kishin helenizimin dhe sllavizimin e popullsise shqiptare dhe ndalimin e perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe, ndalimin e ushtrimit te kulures, zakoneve dhe tradites shqiptare. Lexusi im i dashur, ky ishte nje pershkrim i shkurter rreth edukimit dhe arsimimit te shkollave shqiptare ortodokse. Per ma shume informacion, lexoni librin:” Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar” te prof. Dr. Hajrullah Koliqit, Shtepia Botuse, Libri Shkollor, Prishtine, 2012. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!