Ku konkretisht vie ne shprehje kontributi profesional i pedagogut dhe psikologut ne shkolle
Pedagogu dhe psikologu i shkolles kane aq shume pune profesionale ne krahasim me stafin tjeter punues ne shkolle, sa qe nje mendje e zakonshme, do te befasohet kur e heton volumin aq te madh te punes qe e kane pedagogu dhe psikologu shkollor.
Ndihma dhe kontributi profesional i pedagogut dhe psikologut ne shkolle, vie konkretisht, si nismetar, organizator, kordinator, drejtues, keshilldhenes, udheheqes dhe mbikqyres te drejtperdrejte te pergatitjes, organizimit, zhvillimit, percjelljes, vleresimit dhe perparimit te punes edukative-mesimore ne shkolle.
Ndihma profesionale e pedagogut dhe psikologut shkollor eshte mase evidente dhe e domosdoshme ne keto lamij te caktuara jetike dhe paresore per shkollen, pa te cilat shkolla esht e pa mundur ta kryej misionin e saje te shejte, si:
-Programimi dhe planifikimi profesional i punes edukative-mesimore ne shkolle nga e cili varet puna e suksesshme e aktereve edukativ dhe realizimi i qellimit dhe i detyrava te shkolles ne teresi,
-Ndihma instruktive e mbikqyrja pedagogjike dhe psikologjike e realizimit te plan-programeve apo te ashtuquajturave korikula dhe e organizimit te punes edukative-mesimore nga ana e mesimdhenesve e cila eshte lami e posaqme e fushe-veprimit praktit te pedagogut dhe psikologut shkollor, ne te cilen hyne organizimi i mesimit te rregullt, mesimit plotesues, mesimit shtues, mesimit zgjedhore dhe aktiviteteve tjera jashte mesimore,
-Ndihma e perhershme profesionale, permes ligjeratave te ndryshme ne ngritjen e kultures profesionale pedagogjike e psikologjike, te stafit mesimdhenes ne shkolle,
-Ndihma profesionale ne perparimin dhe vleresimin e punes edukative-mesimore, e cila eshte me interes te posaqem, qe kerkon angazhim te perkushtuar dhe te perhershem nga ana e pedagogut dhe psikologut shkollor,
-Ndihma dhe kontributi professional, pedagogjik e psikologjik ne menyren e cilesimit dhe notimit te nxenesve nga ana e mesimdhenesve, sipas standardeve pedagogjike e psikologjike te kohes,
-Ndihma dhe kontributi professional ne ngritjen e kultures se prinderve permes ligjeratave pedagogjike-psikologjike, dhene atyre, si nje pune shume e rendesishme, posaqerisht ne mjedisin tone, qe mungon dukshem kjo kulture, pa te cilen nuk ka perparim te kenaqshem ne edukimin dhe arsimin e femijeve te prinderve, qe e frekuentojne shkollen si nxenes,
-Kontributi profesionale per zgjidhjen e problemeve te ndryshme personale te nxenesve, -Konstatimi profesional i konstatimit te pjekurise psiko-fizike e sociale te femijeve per vijimin e klases se pare ne shkollen fillore dhe identifikimin e femijeve qe kane nevoje per trajtim special. Konstatimin professional te pershtateshmerise psiko-fizike, intelektuale, emocionale, motivuse dhe sociale te nxenesve per regjistrim ne klasen e pare te shkolles se mesme, sipas profileve te ndryshme qe i posedon shkolla, duke bere orientimin e drejte professional te nxenesve. Diagnostifikimin e nxenesve qe perparojne me veshtiresi ne mesim dhe japing udhezime per trajtimin e tyre adekuat. Ndihma profesionale ne ristrukturalizimin e personalitetit te nxenesve, te prinderve dhe te mesimdhenesve me sjellje devijante. Studimi professional i interesimit, prirjeve dhe studimi i mundesive psiko-fizike te nxenesve per mesimin e zgjedhur, per pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme jashtmesimore. Punojne profesionalisht me nxenesit ne lamine e orientimit professional, identifikojne dhe i dignostifikojne nxenesit talent dhe japing udhezime se si duhet te punohet me ta dhe perparimin e nxituar te tyre, percjellin zhvillimin intelektual e emocional, te aftesive e te prirjeve te nxenesve duke i evidentuar ne dosjen e nxenesve te caktuar, hulumtojne ne menyre profesionale ngarkimin e nxenesve me pune te tepruar dhe i propozojne masat per lehtesimin dhe shkarkimin e tyre, percjellin, studjojne dhe propozojne masa per vleresimin objektiv te njohurive, shkathtesive e shprehive te nxenesve, punojne ne profesionale ne lemine e humanizimit te mardhenjeve mes nxenesve ne pergjithesi dhe mes gjinive te tyre ne veqanti, e veprime tjera me rendesi per shkollen.
-Ndihmojne profesionalisht ne zhvillimin e bashkpunimit te shkolles me mjedisin e saje, qe mjedisi ku funksionon shkolla te jep kontributin e vete dhe shkolla te jep kontributin per mjedisin e saje,
-Ndihmojne profesionalisht ne mirembajtjen e dokumentacionit pedagogjik-shkollor ne te gjitha nivelet dhe ne mbare strukturen dhe permbajtjen e llojeve te shumta te ketij dokumentacioni me vlere te madhe historike, qe gjendet neper shkolla.
Te gjitha keto kontribute qe u permenden me larte si detyre dhe kompetence profesionale e pedagogut dhe psikologut te shkolles, eshte e pamundur te zavendesohen me puntor tjere qe nuk e kane kete profesion.
Secili dashamire i arsimit, mund ta marre me mend se sa e vetmuar ka mbete shkolla shqipe dhe e lene pas dore, kur behet fjale per perkrahjen, ndihmen, udhezimin dhe keshillimin profesional te pedagogut dhe psikologut te shkolles, si staf ma i larte profesional i sherbimit pedagogjik e psikologjik ne shkolle.
Lexuesi im i dashur, nese e ke ne zemer e ne shpirt shkollen shqipe, edukimin dhe arsimin e suksesshem te gjeneratave te reja dhe funksionimin efektiv te organizimit te punes ne procesin mesimor, i jep perkrahje ligjore e morale, kudo qe te jesh, instalimit te punes profesionale te pedagogut dhe psikologut shkollor neper shkollat tona. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!