Kombi shqiptar ende eshte nen ethe te medha e nen stress nga padrejtesite e Europes
Prof. Dr. Akademik Skender Kodra, kryetar i Akademise se Shkencave Shqiptaro- Amerikane, shpreh kete shqetesim per padrejtesite qe po i behen popullit shqiptar:”Shpesh flitej e po flitet për normalizimin e rajonit të Ballkanit dhe integrimin e shpejtë në BE, por një gjë e tillë është large sepse nuk janë zgjidhur çështjet e popujve qe përbejnë shtetet e Ballkanit dhe sidomos qeshtja e shqiptareve eshte mese keqi ne raport me fqinjet tane. Siç po shihet Padrejtësia historike e Evropës ndaj shqiptarëve është plagë që duhet të shërohet urgjentisht, në të kundërten pasojat do të jenë të papara edhe për vetë- Evropën. Zgjidhja e çështjes se shqiptarëve përkundër kompromiseve të bëra nuk ofrojë zgjidhjen për stabilitet të qëndrueshëm në këtë Gadishull. Fundja, stabilitet s’mund të ketë kur të gjithë janë kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre në shtetet ku jetojnë shqiptaret. Andaj situata destabilizuese e sponzorizuar nga faktori politik i shteteve fqinje, përkatësisht angazhimi momental kunder shqiptareve nga Qeveria e Maqedonisë, kërkon reagim të menjëhershëm të faktorit ndëkombëtarë dhe dorëheqjën e parevokueshme të Gruevskit me stafin e tij politik, qe nuk ofrojne stabilitet ne ballkane me politiken e tyre kunder shqiptareve.
Akadamia Shqiptaro Amerikane, në kry me Prof.Dr. Skënder Kodra- kryetar, po ndjek me shqetësim të madh situatën e fundit në Kumanovë, ndaj kërkohet që partitë kombëtare shqiptare dhe spektri i gjerë i intelektualëve dhe personaliteteve të pastra publike në Maqedoni, të bashkohen si kurrë më parë dhe të bisedojnë konkretisht për kërkesat legjitime me dekada të tëra të shqiptarëve, të cilat edhe pas marrëveshjes së Ohrit, nuk u implementuan kurrë, por mbeten të mbyllura në sirtarë. Shqiptarët janë me rrënjë të lashta ne trojet e veta dhe as Mbretër e as Krajli s’kanë mund t’i’’ zhdukin’’, e lërë më Z. Janukollovska me bashkëpunëtorë e bashkëmendimtarë te vete, e me politiken e tyre antishqiptare. Ajo me të tillë bashkpunetor ka sjelle e po sjelle tragjedi, dhunë, tmerr, situatë të jashtëzakonshme dhe pasoja të paparashikueshme për vendin, për të cilat duhet të marrë dënimin e merituar. Unifikimi dhe bashkërendimi i kërkesave të shqiptarëve është i dimosdoshëm, zvarritja e unifikimit te shqiptareve eshte tragjike, ndaj hapërimi drejte së ardhmes, perpos qe është i domosdoshem eshte edhe i pandalshëm”.
Lexuesi im i dashur, ky eshte nje manifest te cilin duhet marr per baze te gjithe shqiptaret, qe jetojne ne trojet e veta te Gadishullit Ilirik dhe ende nuk e kane te zgjidhur qeshtjen kombtare duke i mbajte zvarre fqinjet pushtues me politikat e tyre antishqiptare, i cili ka dale nga nje Akademi shkencore e formuar nga personalitete te njohura te shkences, ne nivel nderkombetar e ne nivel kombetar, siqe eshte edhe kryetari i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe Arteve me Selij ne Njujork, Prof. Dr. Akademik Skender Kodra, njohes i mire i problemeve dhe shqetesimeve tona kombetare, i cili e ka deshmuar veten me angazhimet e tij per zgjidhjet e qeshtjeve tona kombtare te pazgjidhura. E ka deshmuar veten per dije, per drejtesi, per guxim e sakrifice dhe per humanizem, ne te gjitha periudhat e jetes se tije, personalisht e familjarisht. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!