Nga kendveshtrimi i simpatise, antipatise dhe i xhelozise, perceptimi nuk eshte real as objektiv
Emociopnet jane ato qe komunikojne me ne dhe ne duhet te komunikojme realisht me to. Po su morrem seriozisht me menagjimin e emocioneve tona dhe po nuk komunikuam drejte me to, ato mund te vershojne mbi ne dhe te na fundosin ne thellesite e erresires duke naj mjegulluar perceptimet tona mbi proceset e ndryshme jetesore qe naj sjelle jeta, po ashtu dhe mbi njerezit.
Ne ato momente kur i vleresojme gjerat, proceset e ndryshme dhe njerezit nga kendveshtrimi i antipatise, duhet ta kemi te kjarte te gjithe, se i perceptojme vetem anet e zeza te tyre. Antipatija deshem apo nuk deshem ne, nese mbeshtetemi nga ai kendveshtrim, doemos na imponon ti verejme vetem anet negative, vetem tmetat e asesi perparesite tek tjeret, apo tek nje realitet te cilin e perceptojme dhe flasim per te.
Ndersa e kunderta e antipatise si emocion eshte simpatija dhe nese nisemi nga kondveshtrimi i saje, nuk na lejon asnje mundesi, ti verejme tmetat e atyre qe i simpatizojme apo qe kemi leverdi nga ta, t`i verejme t`metat e ngjarjeve, proceseve e dukurive te ndryshme, natyrore, shoqerore e shpirterore, qe i simpatizojme, i deshirojme dhe i dashurojme.
Edhe antipatija edhe simpatija, na qojne drejte nje udhe e cila nuk ka dalje te mirfillt dhe ne fund na sjellin shqetesim e zhgenjim. Per te shpetuar nga kjo dukuri negative, qe sjelle simpatia e antipatia gjate perceptimeve tona, duhet te bejme perpjekje te lirohemi sa ma shume nga to, qe t`i veshtrojme edhe te baradhat edhe te zezat gjate perceptimit te dukurive dhe proceseve natyrore, shoqerore e shpirterore dhe njerezve, sepse asgje ne kete bote nuk eshte aqe e perkryer apo aqe e mbrapambetur, sa te jete e mjaftueshme t`i shiqojme gjerat bardhe e zihe, sipas kendeveshtrimeve qe na imponon antipatia e simopatia.
Kurse ana tjeter emocionale e cila eshte edhe ma e deformuar se simpatia e antipatia, eshte xhelozia. Nese vuajm nga xhelozija, i kemi humbur te gjitha shpresat ne vlerat tona personale dhe mendojme, se te gjithe per rreth nesh po na konkurojne me vlerat e tyre, po na bllokojne tersisht frymarrjen tone te lirshme dhe nga keto kendveshtrime hipotetike e humbim besimin ne forcat tona, e humbim shpresen per jete te lumtur, e humbim shpresen se edhe ne posedojme vlera sikur tjeret. Per te shpetuar nga kthetrat e xhelozise, duhet ta kuptojme njehere e mire se te rralle jane ata, te cilet jane tersisht pa vlera apo te perkryer tersisht. Andaj edhe ne edhe tjeret, i posedojme vlerat dhe tmetat tona, kush ma shume e kush ma pak dhe duhet te bejme perpjekje qe ti evidentojme vlerat dhe mangesite qe i posedojme, dhe tua japim rrugen e zhvillimit vlerave, e t`i eliminojme mangesite duke i zavenesuar ato me vlera.
Te gjitha keto kendeveshtrime qe u ceken me larte, jane kenveshtrime te rrejshme ne raport me ralitetin tone dhe ne raport me njerezit, per te cilet flasim.
Lexuesi im i dashur, nese deshirojme ti menagjojme mire e drejte emocionet tona, duhet te largohemi sa ma shume nga veshtrimi i gjerave mbeshtetur ne kendveshtrimin antipatik, simpatik dhe ne kendeveshtrimin e xhelozise, si defekte te renda gjate perceptimeve tona. Keto dukuri perceptuse jane shkaktar qe na qojne drejte urrejtjes, drejte fyerjeve e kundershtimeve, drejte perqarjes mes individit e familjes, miqeve e shokeve dhe perqarjeve e keqkuptimeve ne raport me tjeret ne pergjithesi. Pra gjerat duhet shtruar dhe perceptuar drejte e sakt, ashtu siq edhe jane ne te vertete, pa u ndikuar nga simpatija, antipatija dhe xhelozija, si shkatare gati i te gjitha te kqijave qe na ndodhin gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!