Iluzionet jane shkaktar i vetmashtrimeve tona
Ndijimi dhe perceptimi jane procese psikike qe na mundesojne ta njohim realitetin e kesaje bote, nese posedojme shqisa dhe sistem nervor normal.
Por nje gje duhet ta kemi te kjarte, edhe nese posedojme shqisa normale e sistem nervor e psikik normal, e kemi veshtire te mbrohemi plotesisht nga iluzionet, te cilat jane shkaktare te vetmashtrimeveve tona gjate jetes.
Iluzionet si forme e deformuar e te perceptuarit, e shtremberojne tersisht realitetin duke na mashtruar, qe gjerat e zeza ti perceptojme si te bardha e anasjelltas, gjerat e keqija si gjera te mira, gjerat e padrejta si te drejta, gjerat e pandershme si te ndershme, tradhtine e paftyresine si patriotizem, rrenen si te vertete, mashtrimet e humbjet si fitore. Keto jane disa prej grackave qe naj imponojne iluzionet.
Shkatar iluzioneve mashtruese ne perceptimet tona jane: gjendja emocionale dhe e motiveve qe e posedojme, mungesa e pervojes, pjekuria biologjike e psikologjike jo e duhur, pergatitja profesionale, politike e fetare jo e mjaftushme, mungesa e gjerave qe i deshirojme dhe niveli i inteligjences qe e posedojme. Perpos ketyre, shkaktar te ilizioneve tona jane egoizmi i tepruar qe shumica prej nesh e posedojme, simpatia ndaj dikujt dhe antipatija e cila naj verbon syt, urrejtja dhe xhelozija, qe nuk jane te pakta mes nesh.
Intelektuali, politikani, fetari, mesuesi, mjeku, prindi e profesioniste tjere dhe ne qytetaret e zakonshem e kemi obligim moral, politik, fetar, profesional e kombetar, te ruhemi sa ma shume prej iluzioneve vetemashtruese, te cilat nuk jane te pakta mes nesh, e mes kesaje bote perplote befasira e dredhira.
Lexuesi im i dashur, duhet te kemi kujdes te shtuar, te mos bijme viktime e mashtrimeve nga ilizionet tona, te cilat na sjellin deme te medha personale, familjare e kombetare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!