Pa deshire, vellnet dhe kembengulje nuk zgjidhim problemet, por shtohen ato
Asnje problem qoft personal, qoft familjar, shtetnor e kombetare nuk munde te zgjidhet pa patur deshire, vullnet, kembengulesi, qendrueshmeri, guxim, dashuri e menquri te zgjidhen ato te cilat na sfidojne gjate jetes. Si po duket shoqerise sone po i mungon deshira, kemngulesia, qendrushmeria, guximi, dashuria dhe menquria, pa te cilat nuk ka mundesi te zgjidhen problemet e ndryshme dhe te ecin perpara proceset shoqerore e kombetare, ne nivel te vendit ku jetojne te gjithe shqiptaret.
Nuk zgjidhen problemet shoqerore, kombetare, familjare e personale, nese i tolerojme te lulezojne divergjencat karieriste partiake, individet e te cileve i kane vere interesat e veta personale, grupore, familjare e partiake ne balle, duke i shkatrruar interesat e pergjithshme shoqerore e kombetare. Nuk zgjidhen problemet e ndryshme tonat, duke u perqare mbi baza fetare e politike, duke i etiketuar herojte tane, se dikush na paska luftuar per krishtenizem e dikush per islamizem, dikush per katolicizem, ortodoksizem e dikush per islamizem e bektashizem, dikush per ate parti e dikush per kete parti e shembuj tjere te shemtuar te kesaj kategorie. Nuk zgjidhen problemet shoqerore e kombetare, duke e toleruar korrupcionin ne dem te qeshtjes sone te perditshme, duke toleruar papunesine, duke toleruar edhe ate pak punesim mbi baza partiake, klanore, mbi baza korruptive e amorale. Nuk zgjidhet qeshtja jone shoqerore e kombetare, duke i toleruar bashibuzuket, kopuket, karieristet dhe militantet partiak ta shkaterrojne ekonomine tone shtetnore e kombetare, shendetesine, arsimin, drejtesine, bujqesine, tregetine, biznesin e çka jo tjeter.
Nuk eshte e mundeshme te zgjidhen problemet tona kombetare e shtetnore, duke i politizuar institucionet e ndryshme mbi baza partiake. Nuk zgjidhen problemet por shtohen ato duke e devalvuar dijen, duke korruptuar ete, qe te sherbej per politiken e kohes, duke i ngritur gradat shkencore te individeve partiak brenda nje nate, duke u dhene poste e pergjegjesi atyre, per te cilat nuk kane kurrfar parapgatitje e ndergjegjesim profesional. Nuk zgjidhen problemet tona shoqerore e kombetare duke bere tregti me pushtuesit tane e duke penguar tregtine e brendeshme tonen, duke bllokuar mallin tone ne treg, duke i lene tokat tona te pa punuara, duke varferuar blegtorine, shpeztarine, bletarine e fusha tjera jetike kombetare.
Si eshte e mundeshme te perparojme dhe ti zgjidhim problemet tona shoqerore e kombetare me keto dukuri negative?! Jo nuk mund te zgjidhen problemet ne kete menyre, perpos qe shtohen ato.
Si eshte e mundur ta ndalim rinine tone qe mos ta leshoj vendin e vete, kur i ka kapluar varferija ekstreme, iu ka rrembyer e drejta per ta gezyar lirine si nje qytetar i barabart ne shtetin e vete dhe po u vidhet shpresa dita dites?! Me kete varferi e me kete padrejtesi, eshte e pamundeshme te ndalet llava e atyre qe po e leshojne vendin per çdo dite dhe po ia kthejne shpinen vendelindjes e atedheut.
Nuk zgjidhen problemet duke krijuar nje deponi kuadrash te profileve te ndryshme, nga univerzitetet tona shtetnore e private, pa menduar fare per kapacitetin tone ekonomik, qe te perfshihen tere ajo mase, te ciles ua kane dhene titujt, qe tua plaqkisin edhe ate pake pasuri qe e kane poseduar. Kemi magjistra e doktor shkencash te pa pune, por kemi militant partiak te punesuar e te graduar te pa shkolle. E bafasishme! Keshtu nuk zgjidhen problemet tona te shumta ne nivel kombetar.Nuk hyhet ne Evrope, duke lujtur rolin e neshtruesit, poshtruesit ne raport me pushtuesit e ne raport me Evropen, pa i zgjidhur problemet tona te shumta kombetare.
Lexuesi im i dashur per ti zgjidhur problemet tona kombetare, me par duhet te kemi vullnet, deshire, kembengulesi, qendrueshmeri, guxim, dashuri e menquri dhe ti vejme vetit synim prioritar, qe ti ndalojme rreptesish ne nivel personal, familjar, shtetnor e kombetar, dukurite e shumta negative qe po i sjellin kokeqarje, shkatrrim dhe gjunjezim kombit shqiptare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!