Patriotizmi dhe ilimunizmi i klerikut dhe mesuesit shqiptar Hafiz Ibrahim Dalliu, shembull per tjeret
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte klerik i devotshem kombetar e ilimunist, ishte publicist, shkrimtar, perkthyes, atedhetar i vendosur dhe mesues i dashur. Ky burre i rralle per shkak te devotshmerise se tije patriotike, ilimuniste dhe fetare, u denua me burg te perjetshem nga qeveria pushtuese e perandorise otomane turke, ne bashkpunim me tradhtaret e kombit dhe fanatiket fetare. Denimin ia shqiptuan ne emer te asaje, qe po lufton kunder Zotit dhe po qete bidate apo adete krye ne vete mbi fene e Muhamedit.
Kudo ne shkrimet e ketije kleriku manifestohet ndjenja e ilimunizmit, ndjenja patriotike e kombetare dhe ndjenja e paster e besimit ne Zot, si psh:”
Shkolle o rrezja e Perendise.
Ti ia ke qele syte gjithe njerezise. Beni dhe djemte tane te holle,
Shkolle, shkolle, drite o shkolle”.
Ky patriot, ilimunist e fetar i devotshem, ne shkrimet e tija manifestonte urrejtje te madhe ndaj te gjithe pushtueseve, e sidomos ndaj turqeve per kohen, duke pershkruar barbarizmat e tyre i cili thonte:” Pushtuesit tane neper shekuj na ropen, na varfnuan, na korren, na prishen moralin dhe na hasmeruan ne mes veti, permes feve e sekteve te ndryshme fetare”. Per pushtuesit pansllavist, ky burr kombi, lirie, dije dhe feje, e shprehte kete revolte duke iu drejtuar Zotit:”
Zot, kulqedres se pansllavizmit
Humbi kryet nje ore e me pare,
Shuje zjarmin e barbarizmit
Ketij kombi mos ti mbetet fare”.
Po kete mllef ky klerik e intelektual shqiptar, e shprehu edhe ndaj Evropes, qe i manifetonte padrejtesite e saje ndaj popullit tone:”
Se Evropa deshi me u talle.
Me nje ane na beri shtet me veti
E me tjetren ane lakmi per veti”.
Edhe pse pavaresine e Shqiperise e njohen me 29 korrik 1913 ambasadoret e Londres, per popullin shqiptar ishte nje goditje shume e rende dhe per procesin e levizjes se bashkimit te shqiptareve. E deformuan zhvillimin normal e te natyrshem te shoqerise tone, duke penguar perfundimisht zgjidhjen e qeshtjes kombetare, per ti bashkuar kater vilajetet ne nje shtet te vetem kombetar, ku jasht kufijeve te shtetit shqiptar, mbeten 2\3 e popullsise dhe rrethe 62% e teritorit shqiptar.
Ky intelektual i devotshem dhe klerik fetar e mesues i dashur, kishte nje bashkpunim te forte me kleriket e devotshem intelektual e kombetar te fese krishtene, i cili e mbronte idene rreptesisht se bashku me ta, kunder ndasive fetare e krahinore, ku shprehej:
” Ne shqiptaret jemi te tane vllazen gjaku, vllazen gjuhe dhe vllazen atedheu”. Priftin thoshte ai, “une e kam vella”.
Ne shkrimet e ketij intelektuali dhe fetari te devotshem, goditen pa meshirshem elementet anti kombetar, fanatiket fetar qe vepronin ne dem te unitetit kombetar, ku te gjithe keta i cilesonte si:
” Shifarak, Xhahil, firaun, halldup, dy ftyrsha apo te paftyre fare, mburraveca dhe hajdute”, per te cilet e shprehte mllefin ne kete menyre, duke iu drejtuar Zotit:
“Zot tradhtareve as nje ore
Mos u raft puna ne dore
Se Shqiperine e bejne hore- pershesh”.
Lexuesi im i dashur, patriotizmi, diturija dhe besimi i devotshem ne Zot, jane pjese te pandashme te proceseve individuale, familjare, fetare dhe kombetare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!