Si mendojme e veprojme ashtu jemi dhe behemi
Ashtu si kemi menduar e vepruar jemi, si po mendojme e veprojme do behemi. Nese mendojme e veprojme ta ruajme shendetin fizik, psikik, social, moral e kombetar, shendet te mire do te kemi, sepse veprimet tona mbeshteten ne permbajtjen e mendimeve qe i prodhojme. Po menduam per nevojen e ngritjes se vetdijes, edukimit, miresjelljes, ideve dhe pikepamjeve tona, do te pason ngritja, zhvillimi dhe persosja e tyre. Nese mendojme per vepra humane, marale, kombetare dhe per drejtesi e barazi, sjellje te tilla bejme. Po menduam per respektin, dashurine, mirekuptimin, tolerancen dhe bashkepunimin me tjeret, veprime te tilla do te jetesohen dhe frytet e ketyre virtyteve do ti korrim gjate jetes.
Nese mendojme mire apo keqe, e mira apo e keqja do te na gjene. Ashtu si mendojme edhe veprojme. Si veprojme jemi, si jemi edhe menyren e te jetuarit e kemi.
Po menduam e punuam qe ta mbrojme, zhvillojme, edukojme dhe persosim familjen tone, nje familje e tille do te pasoj. Po menduam me zemer e shpirte per unitetin kombetare, per bashkimin e trojeve, per lirine dhe pavaresine e vendit, heret ose vone te gjitha do te realizohen.
Keto qe i cekem me larte, nese i bejme realitet, individual, familjare dhe kombetare ne mendimet e veprimet tona, ate realitet do ta kemi.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme ti zgjedhim me vemendje e me kujdese mendimet tona per jete me te mire, me te begatshme e ma dinjitoze si individ, familje dhe si komb, sepse sipas mendimeve dhe veprimeve tona, pason edhe menyra e te jetuarit.
I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!