Sa jemi te gatshem te ndryshojme per te miren tone
Nese kemi deshire te ndryshojme per te mire, eshte e nevojshme ta rikthejme vemendjen nga vetvetja e t´i zbulojme te mirat qe i kemi secili prej nesh. Te mirat qe i kemi, nese nuk merremi me vetveten, mbesin te paperdorura dhe shnderrohen ne gjera te pavlefshme te cilat ia zene frymen e kenaqesise se jetes sone.
Sa kohen e humbim dhe nuk merremi me vetveten duke u marre me gjera te kota si p.sh: me zgjedhjen e fjalekryqeve, me thashetheme duke kritikuar dhe perqmuar tjeret, duke bere lloj lloj debatesh te paorganizuara per te cilat nuk jemi kompetent. Ne vend qe te merremi me punet , probleme dhe hallet tona te cilat kerkojne kohe, durim dhe angazhim qe t´i zgjidhim ato ne favorin tone .
Nese mendojme se qfare po bejme per veten, sa po i analizojme dhe i zgjidhim problemet tona, nuk na mbetet kohe e mjaftueshme te merremi me kotesite e tjereve duke i kritikuar, perqeshe e perbuzur ata.
Disa prej nesh ne menyre ekstreme i kushtojme vemendje ushtrimeve fizike ne palestra dhe ne natyre, qe ta formesojme trupin, apo kalojme ore te tera neper sallonet e bukurise, qe t´i maskojme rrudhat e fytyres sone, pa bere perpjekje fare qe ta mirembajme shpirtin e mendjen tone me dije, per t´u bere balle sa me njerezisht sfidave njerezore, me nje koncept te ri e qasje bashkekohore.
Cdo gje qe ndodh ne jete perreth nesh, e mire apo e keqe, pergjegjesia bie mbi ne, sepse ajo qe ndodh eshte efekt i perceptimeve, mendimeve dhe bindjeve tona te brendshme.
Nese qendron ky konstatim, duhet te kemi kujdes si i perceptojme gjerat, qfare mendime e bindje formojme per to, qe mos te befasohemi nga sjelljet e veprimet tona te disfavorshme.
Pra t´a rikthejme vemendjen e te merremi me vetveten qe t´i gjejme e t´i perdorim te mirat tona gjate jetes.
Mos te humbim kohe duke u marre me gjera te kota dhe me thashetheme, por t´i analizojme dhe t´i zgjidhim problemet tona, sa me mire te jete e mundshme.
Nese merremi me ushtrime fizike per ta formesuar trupin dhe nese humbim ore te tera salloneve te bukurise, per t´i mbuluar rrudhat e fytyres. Eshte ne menqurine tone, te merremi edhe me mirembajtjen e shpirtit dhe mendjes me dije, qe t´i perballojme sa me njerezisht sfidat jetesore qe na dalin para.
Nese per cdo gje qe ndodh ne jete perreth nesh, pergjegjesia bie mbi ne, ne duhet te kemi kujdes si i perceptojme gjerat, si mendojme dhe qfare bindje formojme per to.
Po si plotesuem keto kritere,nuk mund te presim ndryshime te medha per te miren tone.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!