Nga kush na vie e keqja?
Çdo e keqe vjen nga sjelljet dhe veprimet e atyre qe jane egoist, te pangopur, te pandershem, te paedukuar dhe shpirterisht te ndotur e te shkaterruar, krahasuar me qenjet normale njerezore. Po ashtu, e keqja vjen nga ata qe nuk e kuptojne ku jane, nuk e kuptojne ku po shkojne dhe çka po dojne.
Gjithnje e me shume po shtohet numri i te papuneve ne mesin tone shoqeror e kombtar, po shtohet varferia, po humbin shpresat per jete normale, po e marrin boten ne sy te rijte tane ma te mire, duke u larguar nga vendlinja e tyre per nje cope buke , kurse te pangopurit me shpirt te ndotur e te shkatrruar nuk lene rrase pa rrotulluar, qe t’i punesojne macat e kucat e tyre, duke i shperblyer me nga dy e ma shume vende pune, edhe pse nuk i meritojne fare ato as profesionalisht, as moralisht e as kombtarisht, sepse askush ne bote nuk eshte i pergatitur profesionalisht per dy e ma shume vende te punes.
Krejte kete qe e bejne te pangopurit, e bejne ne emer te popullit, patriotizmit, drejtesise, aftesive profesionale, demokracise, politikes progresive dhe filozofise se mendimit pozitiv, edhe pse asnjeren prej ketyre cilesive nuk i posedojne, perpos synimit te largohen sa ma pare, nga menyra e te jetuarit Sokrat i vuajtur dhe te bejne jete si derr i kenaqur. Lxusi im i dashur, nuk eshte mire te bejme sjellje qe i shkatojne shoqerise sone te kqija, shkatrrime dhe demolime ne dem te tjereve, qe t`i largohemi menyres se te jetuarit Sokrat i vuajtur, e per t`bere jetë si derr i knaqur. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!