Funksionimi normal i ndjenjave është pasuri e madhe e botës sonë shpirtërore
3. 10. 2022
Njeriu që i posedon në gjendje normale, në gjendje të shëndosh, të pastër e njerëzore ndjenjën e dhimbjës, turpit, krenarisë, respektit, humanizmit, moralit e dashurisë ndaj njerzëve, ndaj atdheut e ndaj diturisë, me asnjë kusht dhe në asnjë rast nuk bënë vepra të liga, të ndyra, amorale, kriminale, nuk bënë as tradhti ndaj atdheut e kombit të vet, sepse ndjenjat në fjalë nuk e lejojnë të bejë vepra të tilla, që shkaktojnë dhimbje e turp tek ai.
Në ato momente që nuk funksionojnë si duhet këto ndjenja te individ të caktuar, tek ata e merr pushtetin në duarë të veta lakmia egoiste, e pasocializuar dhe e pahumanizuar, e cila ua hap derën të behen lehtë vepra të liga e të ndyra dhe tradhtia, që konsiderohen nga këta individ, si të zakonshme e të levërdijshme për ta, pa shkaktuar kurrfar turpi e kurrfar dhimbje në trupin, në shpirtin, e në zemrën e tyre.
Tradhtia, keqperdorimi i pasurise së përbashkët kombëtare, amoraliteti, pabesia, mashtrimi, korrupcioni, familjarizmi, krimi i organizuar dhe militantizmi partiak, padituria dhe perqarjet mbi baza fetare e politike, tek akterët në fjalë, konsiderohen vepra të zakonshme e të levërdishme për ta, sepse këto vapra të liga jane pasoje e nivelit të doptë, aspak të shëndetshëm e aspak të njerzishëm, të posedimit të ndjenjës se dhimbjes dhe turpit e ndjenjave tjera që i përmendëm më lartë, poashtu edhe niveli shumë të ultë i diturisë.
Nuk është mirë nga ana jonë, nuk është as njerëzore e as humane të lejojmë degradimin e ndjenjës së dhimbjes dhe turpit, ndjenjës së kënaqësis dhe krenarise e ndjenjave tjera në fjalë, sepse i bëjmë lehtë veprat e dhimbëshme, kriminale e të turpshme, që kanë pasoja të mëdha përsonale, profesionale, familjare, kolektive, kombtare, njerëzore e shtetnore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!