Kurë arsimit ia qajnë hallin ata që “dijnë” çdo gjë, e nuk dijnë asgjë për arsimin!

 

 

  1. 10. 2022

 

Fatkeqsisht kemi ardhë në atë gjendje që nuk kemi sy me pa, mendë me kuptu dhe emocion me ndje, realitetin e hidhur që e ka kapluar arsimin tonë kombtar dhe fushat tjera jetike, derisa të naj hapin sytë të huajtë përmes llupës, dhe të naj ngacmojnë shqisat, mendjën dhe emocionët , që të shohim se në cilën gjendje kemi ra, jo vetëm në fushën e arsimit?! Kjo faqe e zezë që e ka mrri zenitin tek disa individ e grupe sosh, që gjenden mes nesh, fatkeqsisht nuk po sanohet, por vetëm po thellohet!

 

Mes kësaj fatkeqësie, shesin mend dhe menquri ata individ apo grupe sosh, që pak kanë mendë e menquri për veti, pos egos së plotësimit të interesave të veta përsonale, në dëm të interesave të tjerëve e në dëm të cilësisë së arsimit tonë kombtar!                                                                                     Unë do i pyesja të”menqurit”, mos po pretendoni se gjendja e arsimit dhe cilësia e tij ështe e lakmushme në Kosovë, pos gjendjes  suaj të pagave përsonale?! Mos po pretendoni se planprogramet apo koruikulat e ashtuquajtura janë në nivel të duhur shkencor e edukativ dhe të hartura nga njerzë profesional për këtë qështje, pos  gjendjes suaj të pagave përsonale?! Mos po pretendoni se tekstet e literatura shkollore, po ashtu eshte hartuar nga njerze profesional e kompetentë, dhe mjafton cilësia e tyre profesionale, pedagogjike, metodike, didaktike e psikologjike, pos gjendjes suaj të pagave përsonale ?!

 

Mos po pretendoni se Reforma ne arsim ka filluar me njerzë kompetentë, profesional e serioz të arsimit?! Mos po pretendoni se trajnimi i puntorëve të arsimit për qështje të ndryshme organizative të procesit mësimor, të notimit e cilësimit të nxënësve është bërë e po bëhet nga njerzë profesional që kanë përgatitje të mjaftushme për qështje të tille sa delikate, aq edhe serioze?! Mos po pretendoni se hapsira shkollore kabinetet, dhe mjetet mësimore janë të mjaftushme për nevojat e organizimit të duhur të procesit mësimor nëpër nivele të ndryshme të arsimit, nga qerdhet e deri te univerzitetet?! Për të gjitha këto probleme që u cekën më lartë, duhet apo nuk duhet buxhet, që të zgjidhen në favor të arsimit tonë kombtar, apo ka mbete vetëm qështja përsonale e pagave të mësimdhënësve?!

 

Nëse mendoni, se është çdo gjë në rregull në arsimin tonë kombtar, pos ngritjes së pagave të mësimdhënësve, vërtetë jeni në agoni të thellë, që nuk u lejon të perceptoni më gjerësisht problemet e shumta, jo vetëm në arsim por edhe në fusha tjera jetike të kategorive të ndryshme shoqërore, pos ngritjes së pagave tuaja.                                                                                             Fatkeqsisht, gjendjën në arsim nuk mund ta sanojnë ata që “dijne” çdo gjë në çdo fushë, e nuk dijnë asgjë për arsimin. Problemet kurë i trajtojnë militantet partiak të politizuar skajshmërisht, duke i futur hundët kumos,  e jo profesionalistët e fushave të caktuara, gjendja e mjerë që e posedojmë në arsim , do vazhdoi pamëshirshëm të keqsohët edhe më shumë në realitetin tonë shqiptar, jo vetëm në fushën e arsimit por edhe më gjërë!

 

Uroi për gjithë mësimdhënësit shqiptar në Kosovë, në Shqipëri e në trojet tjera shqiptare, ti meritojnë pagat që i marrin dhe pagat që do turriten, përmes punës cilësore që do e bëjnë gjatë mësimdhënjes e mësimnxënjes, para nxënësve e studentëve tanë! I juaj, mësuesi Isë

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje