5. 10. 2022
Nëse nuk përpiqemi sistematikisht gjatë gjithë jetës të bëhemi njerëz të dijshëm, të ndershëm, human, social, të moralshëm, kombetar, guximtar, atdhetar, punëtor, besimtar në Zot, do të bëhemi gazi i botës, duke devalvuar nderin, dijen, humanizmin, solidaritetin, etikën, kombin, atdheun, lirinë, vetëvetën, familjen dhe mbarë shoqërinë të cilës i takojmë.
Është në nderin tonë përsonal, profesional, familjar, institucional, shtetnor e kombëtar, të mos bëhemi gazi i botës për nga padituria, pandershmëria, përtacia, duke ia lejuar vetit të ngrisin kokë në trupin, shpirtin e në mendjen tonë dukuritë më negative, që na e shëmtojnë pamjen njerëzore duke na veshë me rrobat e panjerzishmërisë dhe djallëzisë.
Në gjiun e panjerzishmërisë gjejnë hapsirë të rrisin shtatin e tyre e të ngrisin kokë djallëzia, lakmia agresive dhe e pasocializuar, korrupcioni rrënues, nepotizmi i pakontrolluar, krimi i organizuar, anti humanizmi, antisolidariteti, amoraliteti, pabesia, tradhtia, urrejtja, xhelozia, shkurtpamsia, inati, përqarja mes veti dhe vëllavrasja.
Mjerë për ata që u zë vëndë në trupin, shpirtin dhe në mendjen e tyre djalli e djallëzitë, që ua verbojnë jetën duke i rrebeluar kundër të njerzishmës, të cilës i shpallin luftë djajshë, për ti realizuar interesat e veta djallëzore në dëm të interesave njerzore, kombtare, institucionale e shtetnore!| I juaj mësuesi Isë
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.