Dyshimet e mia rreth gjeneralit “paqësor” të Shqipërisë prof, Sylejman Abazit-Nesha dhe poqësorëve tjerë rreth tij
23. 08. 2019- Ripostim
Po dyshoi shumë në sinqeritetin e gjeneralit “paqësor” profesor Sylejman Abazit- Nsha, e “paqësorëve” tjerë shqipëfolës rreth synimit të tyre për Preshevën! Uroi të mos jetë i sakt dyshimi im përsonal për gjeneralin “paqësorë” të Shqipërisë e “paqësorëve” tjerë shqipfolës në Shqipëri e në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptar të pushtuara nga sllavo-grekët ortodoks!
Ku po e mbështes dyshimin tim rreth synimëve të gjeneralit në fjaë e “paqësorëve” tjerë shqipfolës për Preshevën, që synim është të ndërrohet me veriun e Kosovës, Trepçën e Ujmanin dhe me gjysmën e Mitrovicës?! Po e mbështes dyshimin tim, se po këtë synim e ka edhe Vuçiqi dhe Serbia me Kryeministrin e Shqipërisë , me Presidentin e Kosovës, me Xhorxh Sorosin e soroviqet tjere dhe me Presidentin e Rusisë Putin.
Tjetër, dyshimi im mbështetët në gjeneralin “paqësor” e shumë “paqësor” tjerë shqipëfolës në Shqipëri e në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare nën qizmën greko-sllave, se ndoshta nga levërditë e ulta të tyre përsonale, e kanë qitë në harresë teritorin e Janinës dhe Çamërisë, dy her më i madh se sa teritori i Kosoves, që është nën qizmën e pushtusëve grek, e kanë harruar teritorin e Iliridës shqiptare që është sa e sa here më i madh se teritori i luginës së Preshevës nen qizmen e sllavëve serb, që po e zavendësojnë me dhënjën e Trepqës e Ujmanit, si asete të njohura të pasurisë sonë kombtare shqiptare dhe me dhënjen e komunave veriore të Kosovës e me gjysmën e Mitrovicës.
Ka harruar gjenerali “paqësor” me “paqësorët” tjerë për rreth tij, që janë të gatshëm ta bëjnë “paqën” me fqinjët tanë pushtues malazezo-sllav, serb, maqedon e grek, edhe pse Mali i zi, ka teritor të shqiptarëve, nëse i logorit gjenerali me “paqësorët” tjerë shqipëfolës teritore tona Ulqinin, Plavën, Gusinë, Hot e Grudë dhe Malsinë e Madhe me bukuritë e saj të pafundme që gjendën nën qizmën e pushtuseve malazez!
Po befasohem se kah i piku ky “patrotizem” gjeneral Neshës “paqësor” e “paqësorëve” tjerë shqipfolës, që po e synojnë marrjen e Preshevës me kaq oreks?! Edhe njëherë po e potencoi që dyshimet e mija përsonale uroi të mos jenë reale, edhe pse gjenerali “paqesor” me “paqësoret” tjerë nuk po e perfillë frikën e Kosovës dhe kosovarëve, që synim i Sërbisë dhe akterëve që i përmenda më lartë, është tia merr Kosovës veriun e sajë me Trepçën e Ujmanin, asete të pasurisë sonë kombtar dhe përmes kishave ortodokse shqiptare të uzurpuara padrejtësisht nga Serbija fashiste, të merr edhe toka tjera mbi 20% te teritorit te mbetur të Kosovës, toka të punës, ara e livadhe dhe male të bukura të shqiptarëve, si ekstra teritor për kishat e mbrojtura padrejtësisht nga UNESKO, si kisha serbe.
Kjo është pasoja e “patriotizmit” të gjeneralit “paqësor” profesor Sylejman Abazit- Nesha, me akterët tjerë “paqësor” që e synojnë këtë fatkeqësi për Kosovën e për shqiptarët në përgjithësi si komb! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!