Botë mosmirënjohëse, egoiste dhe mashtruse
8. 08. 2022
Bota, siq po duket bukur shumë është e mbushur me njerëz mendjemdhej, që nuk i përfillin tjerët për rreth tyre, egoistë, që mendojnë e veprojnë vetëm për interesat e tyre përsonale, të cilat i ralizojnë ato në dëmë të interesave të tjerëve, primitiv, që bijnë ndesh me rregullat e bontonit, shkurtpamës, që nuk shohin më largë se sa i kanë hundët e veta të gjata, të pandershëm, që i shkelin parimet themelore etike të rrethit shoqëror ku jetojnë dhe mosmirënjohës, ndaj të mirave që ua ofron rrethi.
Prej kategorive të tilla njerzish nuk duhet të presim mirënjohje e falenderime, sepse ata nuk i lejon urrejtja, xhelozija, inati, paditurija, arrognca dhe primitivizmi, të jenë mirënjohës dhe falenderues ndaj atyre njerzeve, qe janë e mira e vetit, e mira e familjarëve, farefisit dhe e rrethit ku jetojnë, e mira e institucioneve ku punojnë, e mira e kombit të cilit i shërbejnë me te gjitha mjetet dhe mundësitë që i kanë në dispozicion, e mira e kulturës, artit, e mira e filozofisë , arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë dhe e mira e shkencës, pa të cilën nuk ka progres shoqëror, institucional, shtetnor e kombëtarë.
Ata që janë e mira e vetit, familjes dhe e mira e rrethit, ku jetojnë e punojn, nuk i mashtrojnë tjerët, nuk i keqperdorin, nuk u premtojnë rrejshëm, nuk rrahin gjoks para tjerëve, gjëja për mrekullitë e veta që i kanë bërë për tjerët, nuk janë mendje mdhej që nuk i përfillin tjerët dhe që i përbuzin ata, që i shfrytëzojnë pamëshirshm, i malltertojnë, i përulin, i nënshtrojnë dhe i poshtrojnë pa shkas para tjerëve. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!