Nëse përballemi me vështirësit më lehtë i përballojmë dhembjet shpirtnore dhe ato psiko-fizike
21. 07. 2013
Të përballemi me vështirësit që naj sjellë jeta, e kemi më lehtë t’i përballojmë dhembjët e sajë. Po su përballëm me ato, mësohemi ta bëjm një mënyr jetese, e cila të shmang gjithçka që mundë të shkaktojë dhembje e vështirësi. Shumica prej nesh bijmë në këtë grackë të jetuarit, duke u shmangur përherë nga ballafaqimi me vështirësite, që na bëjnë të ndjehemi të ekspozuar apo te angazhuar tej mase.
Shmangeja e angazhimeve të ashtuqujtura tej mase, në kokën tonë e krijon një bindje që po ecim rrugës, drejtë një jete të rehatshme e të lumtur, e cila kërkon më pak ballafaqime për ta angazhuar energjinë tonë intelektuale, emocionale, motivuse, shpirtërore dhe enegjinë fizike, që ta meritojmë, vërtetë një jetë sa më të mirë. Kjo rrugë e rrejshme, që shumica prej neve e ndjekim, na detyron që t’i shmangim dhembjet e vështirësit që dalin nga një jetë e organizuar mirë, e më mirë, duke i zavendësuar me ato sjellje e angazhime, që na sjellin kënaqësi momentale, e te cilat më vone shkaktojnë vështirësi e dhembje shumë më të mëddhe afatgjata.
Për ta ilustruar sa do pak këtë që u tha më lartë, po mbeshtetëm në disa dukuri që na janë bërë shprehi e të jetuarit të përditshëm, si psh: sa e sa kohen e humbim neper kafiqe, me shokë e shoqe, duke u marre me llafe të kota, e me thash e theme. Sa shumë kohë na merr kënaqësia momentale nëpër internet duke humbur kotë gjumin dhe energjinë tonë, pa të cilat nuk jeton dot organizmi ynë psikik, intelektual, emocional, fiziologjik e ai fizik. Sa kohe humbim kot, sa energjine, sa vullnetin dhe sa ambicjet për jetën, duke u marr me alkoholin dhe drogen, si konsumator e si trafikant të sajë.
Sa kohën e humbim, e sa turpin e bëjmë,duke u marr me prostitucion dhe trafikim të qenjëve njerëzore. Sa e sa kohën e humbim, e sa e sa të liga i bëjmë duke e keqëpërdorur shtetin, ligjin, pasurinë shtetnore, punësimin, drejtësinë, shëndetësin, ekonominë ,arsimin e shume institucione tjera shtetënore.
Kjo alternativë e të jetuarit, shumicës prej neve na jep ndjesinë e të jetuarit të momentit nën një“ banjo të ngrohte“, qetësuese dhe te kendeshme, ku për një qast, na bënë të lumtur e krenar dhe na bënë të ndjehemi sikur i kemi arritë majat më të larta të lumturise, pa e menduar fare edhe të kundërten. Sjelljet dhe veprimet e tipit „banjo e ngrohtë“ na bëjnë të gjymtë dhe të pashpirt gjatë gjithë jetës duke na e marre aftesinë, vullnetin, dashurine dhe guximin te perballemi me“ tushet e ftohta“ qe naj sjellë nganjherë realiteti jetësor.
Sa do të rehatshme e të këndëshme që na dukën në fillim, këto alternativa të të jetuarit, në fund na kushtojnë shumë shtrejtë, neve si akter të këtyre alteranativave dhe shoqerise e shtetit ne pergjithesi. Shume kujtë nuk i bëhet vonë për denimin që do ta sjellë e ardhmja, i cili në fund vjenë i shoqëruar me dhembje më të mëdha, duke kuptuar se sa e kemi quar jetën dëm, duke e shkaterruar vetën me plote turp në të gjitha sferat e jetës, besa edhe duke ua shkaterruar edhe të ardhmen e tjerëve. Mekati më i rëndë që i bejmë vetës dhe tjerëve, është kurë e bëjm të pa mundur ndryshimin për një jetë më të mirë. Ripostim I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!