Ne shqiptaret, me kete mentalitet plasarites, veshtire e kemi t`i bejme realitet endrrat, deshirat dhe qellimet tona
5. 03. 2022
Lenda mbi te cilen behen realitet endrrat tona, eshte dituria, bindja, besimi, shpresa, vendosmeria, vullneti, guximi, dashuria dhe veprimi yne unik e i vendosur si komb, qe ta fitojme e ta mbrojme lirine se bashku me atdheun, per ti bere realitet endrrat, deshirat e qellimet tona, edhe perkunder sakrificave qe mund te na dalin para, e jo ti shkaterrojme e ti humbim ato per interesa te ulta personale.
Pa dituri e menquri, pa shprese e besim ne vetevete, pa guxim, vendosmeri, vullnet e dashuri dhe pa veprimin tone unik e kombtar, do te sorullatemi kote poshte e perpjete, djathtas e majtas, para e prapa te shperndare, te perqare, te humbur e te hutuar si qurat ne mjegull duke bere veten gazi i botes, siq na ka ndodhe shpeshehere neper dekada, vite e shekuj me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise e deri me sot, duke shpresuar kot, qe realizimin e endrrave, deshirave, qellimeve dhe fatin tone ta realizojne tjeret per ne, edhe pse ne, vet po shkelim pa meshirshem mbi endrrat, deshirat, qellimet dhe mbi fatin tone.
Ne mungese te cilesive dhe vlerave qe u permenden më larte dhe me mentalitet plasarites, nuk kane ku mbeshteten, ku formohen e transformohen tiparet tona te temperamentit, karakterit dhe personalitetit, pa formimin e transformimin e te cilave, nuk e kuptojme e nuk dojme te kuptojme, qe ta ndjekim rrugen e duhur, si individ, familje, kolektiv, shoqeri e si komb ne pergjithesi, per ti realizuar endrrat, deshirat dhe qellimet tona, te cilat jane barte brez pas brezi ne mendjen, shpirtin e kujtesen e paraardhesve tane deri tek ne sote.
Tiparet e temperamentit, karakterit dhe personalitetit qe i posedojme, e pasqyrojne nivelin ne te cilin gjendemi dhe deshmojne kjarte para botes, se parimet themelore psikologjike, sociologjike, filozofike, pedagogjike, politike, ontologjike e gnoseologjike, i njohim apo nuk i njohim sa duhet ose shume pak i njohim ato, te cilat parime mundesojne rriten, zhvillimin, persosjen e transformimin dhe unitetin e tipareve te temperamentit, karakterit dhe personalitetit tone, te cilat jane jetike per ti realizuar drejte, njerzishte, moralishte, vendosmerishte e kombtarishte endrrat, deshirat dhe qellimet tona gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!