Ata qe i nenshtrohen pushtetit te paras, karieres dhe interesit personal, shkelin mbi çdo norme e ideal
9. 03. 2022
Sjelljet e pa matura, te pa ndershme dhe egoiste i sollen e po i sjellin mjerim Kosoves, shtetit dhe popullates se saje.
Cdo e keqe qe i vije shoqerise dhe shtetit, i vije per shkak te sjelljeve te atyre qe jane egoist ekstrem e te pangopur dhe qe jane te pandershem shpirterisht, moralisht, njerzishte e kombtarisht, qe jane shume fytyresh apo pa fytyre e pa kurriz fare, krejtesisht butak trup, shpirt e mendje.
Fatkeqesisht, shume eshte shtuar numri i tyre ne trojet shqiptare!
Nga kjo kategori njerzish dita dites po shkaterrohet vendi, pasuria e tije, po shkaterrohet kultura, shkenca, arsimi, shendetesia, ekonomia, drejtesia e fusha tjera jetike per popullin shqiptar. Kjo gjendje ku kemi ardhe po i trimeron dhe po i joshe fqinjet tane pushtues sllavo-grek, te hartojne plane ogurzeza per trojet tona dhe per popullaten shqiptare!
Nga kjo kategori njerzish po rritet varferia, papunesia dhe menyra e te jetuarit perplote vujtje e mjerim, e cila po imponon te zbrazet vendi nga pjesa me vitale e popullates. Ndersa menyra e te jetuarit te egoisteve ekstrem, te pangopur e te pa njerzishem, po i ngjane menyres se te jetuarit si derr i kenaqur.
Te pa ngopurit, te pa ndershmit e te pa njerzishmit, kohve te sotit nuk po lene gure pa rrotulluar per macat e kucat e veta me i punesuar, permes menyrave më te korruptuara, qe te largohen sa me pare nga gjendja e te jetuarit Sokrat i vuajtur dhe ti ofrohen sa me shume gjendjes se te jetuarit, si derr i kenaqur.
Heshtja jone para ketyre sjelljeve te pakurrizoreve dhe butakeve, na privon nga te mirat e kesaj jete qe na takojne njerzishte, moralishte e ligjesishte. Derisa te korigjohemi me kete tolerance e kete heshtje para sjelljeve te butakeve e pakurrizoreve, me fajin tone privohemi nga te mirat e jetes qe na takojne! I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!