Disa i bashkon ideali per atedhe e per liri, disa i bashkon interesi personal, karierizmi dhe gjera tjera te ulta
2. 03. 2022
Nje popull qe e bashkon ideali per liri e per atedhe, e meriton lirine, atdheun dhe nje te ardhme te ndritur, mbushur perplot begati, lumturi e dinjitet njerezor. Popullin qe e perqajne mes veti interesat personale, grupore, partiake, regjionale e fetare, ai nuk e meriton atedheun, as lirine dhe i humbe te gjitha, se bashku me dinjitetin, kulturen, gjuhen e zakonet e vete.
Sote ne trojet shqiptare bukur shume po mbreterone perqarja, mos toleranca, urrejtja, inati, xhelozia dhe shkurtpamsia, si ma pare per interesa te ulta personale, familjare, partiake, religjioze, regjionale, karieriste, nepotiste, korruptive, duke e zhgenjyer thelle popullin qe i takojne dhe ata, qe i ka bashkuar ideali per liri e per atedhe, per bashkim te trojeve dhe per zgjidhjen njehere e mire te qeshtjes sone kombtare, te cilen nuk e kemi arrite qe 2000 vite me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise.
Si po duket, mendja dhe shpirti i disave eshte griposur thelle, me lakmine e tradhtine , ne dem te qeshtjes sone kombetare, e ne favor te fqinjeve tane pushtues greko-sllav dhe ne favor te grabitjes dhe shkaterrimit total te vendit dhe pasurise se tij.
Tani o kurr eshte koha per te griposurit qe ta sherojne sa më pare mendjen, bindjet, besimet, pikepamjet, shpirtin, zemren, trupin dhe veprimet e tyre te griposur, te cilat u jane programuar thelle ne kokat e tyre. Te sherohen sa me pare nga gripi rreth interesave te ulta personale e familjare, rreth plaqkitjeve e keqeperdorimeve te pasurise sone kombetare, keqperdorimeve ne arsim e shendetesi, ne ekonomi e drejtesi, ne prokurori e gjygjesi dhe ne polici e gjetiu.
Griperat, e smundjet e ndryshme te qoroditura nuk na sjellin kurrfar dobije kombtare, shoqerore, shtetnore, familjare e personale, pos deme, urrejtje e perqarje, mes nesh, mbi baza partiake, fetare e regjionale e pos tradhtise ndaj atdheut, ndaj Kosoves, Shqiperise dhe ndaj trojeve shqiptare te coptuara, te pushtuara e te poshtruara nga fqinjet tane pushtues greko-sllav. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!