Egoizmi, perqarjet dhe mosmarrveshjet mes politikaneve tane, po i sjellin deme te pariparueshme kombit shqiptar
19. 11. 2021
Perqarjet, mosmarrveshjet dhe egoizmi i politikaneve tane ka preke majat me te larta te pangopesise, duke vuar veten ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, politike, ligjore e kambetare per qytetaret e vete, per shtetin e per kombin e tyre, pa e vrare ndergjegjen se sa shkaterrimet po ia sjellin vendit, shtetit dhe sa vareferine po ia sjellin popullit.
Keto vese te qoroditura te politikaneve tane ua kan verbuar syte , shurdhuar veshet dhe ua kane prish mendjen qe te shohin me large sesa i kane hundet, qe ta degjojne zerin e paknaqesise se qytetareve te vendit dhe te kuptojne se çka po ndodh rreth e perqark trojeve shqiptare nga ana e pushtueseve tane djallezor greko-sllav, qe mos te them se po e hedhin te njeten valle te zhvatjes e shkaterrimit te vendit dhe shtetit sebashku me ta.
Urrejtja, perqarja dhe mosmarrveshjet mes politikaneve tane, e kane pruar gjendjen deri ne ate nivel, qe te kacafyten mes veti si qakejte, sikur te benin lufte me pushtuesin per ta mbrojte vendin, pasurine e tije, per ta mbrojte nderin dhe gjakun e atyre qe e dhane jeten per liri e per pavaresi, per ta mbrojte ardhmerine dhe nderin e kombit.
Kjo gjendje politike e politikaneve tane aspak njerezore e aspak kombtare ka shkuar aqe large, sa qe nuk po i lejon ata ti hetojne synimet djallezore te pushtueseve tane, qe po naj kethejn ne trojet tona statujat e tyre pushtuese te car llazaret, car millutinet, car dushanit dhe po na tregojne haptas duke na bere me dije se: ” ketu ishim dhe ketu do te kthehemi, ishim pushtues e pushtues do te mbetemi”.
Pushtusit tane greko-sllav, po i bllokojne librat shqipe dhe nuk po i lejojne nxenesit shqiptar ne trojet e veta nen pushtimin serb, malazez, maqedon e greke dhe po na tregojn se nuk do ti lejojne kurr nxenesit shqiptar me asnje kushte te mesojne per historine e vete, per herojte kombtar dhe per Adem Jasharin legjenden e trimerise shqiptare e per familjaret e jasharajve qe ia kthyen pushken çlirmtare shkijeve pushtus, kurse ne anen tjeter politikanet tane po hapin fronte mes veti dhe po rrahin gjoks per bajraktarllakun e tyre si shpetimtar te Kosoves e popullit shqiptar.
Lexuesi im i dashur nuk eshte mire ti behemi krah egoizmit, karierizmit, urrejtjes e perqarjeve mes politikaneve tane, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb. Ka ardhe koha e fundit te mendojme seriozisht per kete qeshtje! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!