Po se ndryshuam veteveten do te mbesim te njejte dhe mbrapa tjereve
26. 03. 2021
Nuk mund ta ndryshojme veteveten dhe realitetin mes te cilit jetojme me mendime, bindje, besime, pikepamje, sjellje e veprime te njejta, te cilave u ka skaduar koha, sepse ato prodhojne zgjedhje te njejta, sjellje e veprime te njejta, pervoja te njejta dhe ndjenja te njejta, duke na impunuar te mbyllemi ne labirinthin e njejte dhe te vjeter ekzistencial.
Sipas hulumtimeve shkencore psikologjike eshte ardhe ne perfundim se:” ne jemi krijesa te prirjeve e te shprehive. Ne koken tone sillen rreth 70 mij mendime brenda nje dite, ku 90% e tyre jane te njejta me ato te para nje dite dhe i bejme te njejtat sjellje e veprime, te komanduara si me autopilot”.
Pra duke i menduar te njejtat mendime, bindje, besime e pikepamje, edhe zgjedhjet nuk mund ti bejme ndyshme, duke i bere te njejtat zgjedhje, na kushtezohen ti bejme edhe sjelljet e njejta. Duke i demonstruar sjelljet e njejta edhe pervoja pason e njejte, duke prodhuar pervojen e njejte, perjetojme ndjenja te njejta.
Ndjenjat e njejta nuk kane mundesi te prodhojne mendime, bindje, besime, pikepamje, sjellje, shprehi e shkathtesi te ndryshme, por vetem nje perseritje e pandryshueshme e realitetit tone jetesor dhe stagnim i njejte i personalitetit qe e posedojme.
Eshte mese e kjarte se personaliteti yne perbehet nga menyra e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve, ndjenjave, shprehive, shkathtesive, sjelljeve e veprimeve tona te cilat na bejne skllav te realitetit te njejte, te cilin vete e kemi krijuar, pa kurrfar risie e ndryshimi.
Pra, ne si personalitete, atehere kure bejme perpjekje ti perqafojme mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet e reja, te cilat prodhojne edhe sjellje e veprime te reja, pashmangshem do ta krijojme nje realitet te ri per te tashmen e te ardhmen tone dhe do ta ndryshojme shume edhe veten si personalitet qe ecen guximshem ne trend me kohen dhe kerkesat e saje. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!