Fuqia e mendjes eshte shume e madhe si per mire si per keq
19. 03. 2021
Se mendja ka fuqi te madhe eshte konstatuar ne baze te disa hulumtimeve qe i kane bere shkenctaret ne fushen e pedagogjise, sociologjise, psikologjise, psikoterapise, psikiatrise e neuropsikiatrise dhe eshte vertetuar praktikishte gjate jetes fuqia e saje.
Fuqia e mendjes per te mire fukusohet mese shumti tek ata individ qe u mbizotrojne mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet optimiste e pozitive ne rrethana e ngjarje te ndryshme jetesore. Ndersa fuqia e mendjes per te keq fukusohet tek ata qe u mbizotrojne mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet pesimiste e negative.
Ky konstatim i cekur me larte eshte mese i besushem, sepse edhe vete jemi deshmitar se nje numer i gjendjeve dhe ngjarjeve tona shendetesore, ekonomike, profesionale, familjare dhe raporteve ndernjerezore, varen nga fuqia e mendjes sone, qe ne brendine e saje permbane mendime, bindje, besime e pikepamje optimiste apo pesimiste, pozitive apo negative ne raport me shendetin, ekonomine familjare, ne raport me familjen, edukaten e profesionin dhe ne raportet tona ndernjerezpre.
Fuqia e mendjes per te mire e atyre qe u mbizoteron optimizmi e pozitivizmi ne mendimet, bindjet, besimet e pikepamjet e tyre gjate jetes, vertetohet dhe argumentohet ne mbarevajtjen e mire te shendetit, ekonomise familjare, edukates dhe profesionit, atmosferes familjare dhe raporteve ndernjerezore. Ndersa e kunderta e saje ndodh tek ata qe u mbizoteron pesimizmi dhe negativizmi.
Vertete eshte pasuri e madhe shpirterore, emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale, kombtare e njerezore, nese arrijme ne ate nivel qe ti perdorim gjate jetes aftesite tona te brendeshme ne menyre te vetedijshme e te qellimshme, per te krijuar pervoje te mire e te sukseseshme, per te krijuar shendet te mire e ekonomi te mjaftushme familjare, per te krijuar familje progresive e te lumtur e cila ece ne trend me kohen, per te formuar edukate e profesion sa me te ngritur e sa me te persosur dhe nje ndertim te sinqerte mes raporteve ndernjerezore. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!