Të përpiqemi për një jetë të gjatë, mosplakje të hershme dhe për shëndet të mirë fizik e psikik
2. 02. 2021
Sipas hulumtimeve për jetegjatesinë, mosplakjen e hershme dhe ruajtjen e shendetit fizik e psikik të Hector Garcias dhe Francesc Miralles, ne librin e tyre “ Sekretet japoneze për një jetë të gjatë dhe të lumtur”, kanë ardhe në perfundim se për jetëgjatesinë, mosplakjen e hershme dhe ruajtjen e shëndetit është e preferushme:
“Të hajme më pak që të jetojmë më gjatë. Masa e ngopjes nuk duhet te tejkaloi 80% të sajë. Ngopja 100 % është vrasje e jetëgjatësisë. Sekreti për një jetë të gjatë është të flejmë herët e të zgjohemi herët dhe të bëjmë një shetitje. Të jetojmë në qetësi dhe të kënaqemi me gjërat që i posedojmë. Të kënaqemi me të gjitha stinët e vitit dhe ta çojmë mirë me miqtë. Të bëjmë ushtrime në mëngjes e pastaj ta hajmë mëngjesin.
Sekreti i mosplakjes është në gishtat tanë. Prej kokës e anasjelltas. Nëse i livizim gishtat duke punuar dhe e angazhojmë kokën duke mësuar, do ti mbërrijmë 100 vite jetë, mos më shumë. Nese nuk punojme, nese nuk bëjmë me rregull ushtrime dhe nuk pervetësojmë dituri e njohuri të ndryshme, trupi e mendja plaken e shkaterrohen dhe shendeti yne degjenerahet. Të hajmë sa më shume peme e perime e sa më pak mish e yndyrna.
Sekreti për një jetë të gjatë, të mosplakemi para kohe dhe për nje shëndet te mirë fizik e psikik, është edhe të mos shqetësohemi e të mos tensionohemi, te mos pihemi e drogohemi, ta kemi zemrën e freskët e të pastër, të hapur e të qiltërt dhe të buzqeshemi me nippër e mbesa, me prindër, vëllezër e motra dhe familjar të gjërë , me miqë e dashamirë, që ti kemi sa më afër nesh, ti duam e të na duan”. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!