UÇK nuk është pronë përsonale e partive politike por pjesë e pandashme e popullit

1. 02. 2021
Është përpjekje shumë e ultë dhe aspak njerëzore e aspak kombtare të përsonalizohet e të privatizohet UÇK , si pronë e atyre partive siq po pretendon PDK, AAK dhe NISMA, me liderët dhe militantët e tyre partiak për interesa të veta shumë të ulta e aspak njerëzore dhe aspak humane e kombtare.
UÇK ishte, është dhe do të jetë pergjithmonë pjesë e pandashme e popullit mes të cilit ka lindë, është rritë, është pjekë, është edukuar dhe e ka gjetë përkrajen massive ne popull për ti kap armët në duar për lirinë e vëndit, popullit dhe për interesat dhe për mbrojtjen e nderit kombtar. Po kështu janë pjesë e popullit edhe ata që i tradhtojnë interesat e tij, shtetit tonë dhe interasat e atëdheut në përgjithësi. Janë pjesë e popullit edhe zhvatësit, keqbërsit, dhunusit, vrasësit, narkomanët që ia rrezikojnë jetën popullit dhe shkelin mbi vlerat morale, humane, kombtare e njerezore qe i posedon populli.
Çlirimtarët e vërtetë dhe dëshmorët e vëndit që kanë ra heroikishtë për ta mbrojtur atdheun dhe për ta fituar lirine e popullit nga zgjedha pushtuse e fashizmit serb, nuk i kane kapë armët për interesa të veta persionale, për karierizëm, nuk i kan kap armët që të korruptohen dhe ta instalojnë në atedheun tonë në mes të popullit nepotizmin, padrejtësinë, krimin e organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik, ta instalojnë përqarjen mes kombit tonë, urrejtjen, vëllavrasjen, narkomaninë dhe prostitucionin siq vepruan fille pas luftes e po veprojne qe dy dekada me radhe prontistet e panistet te cilet gjenden ne PDK, AAK, NISMA, LDK dhe AKR, që i përvetësuan për interesa përsonale e partiake vlerat sublime të luftës, të cilet e personalizuan dhe e kapën shtetin, që përmes tij të keqperdorin e ti pervetesojnë paligjshëm e panjerëzishëm pasuritë e ndryshme kombtare e shtetnore për favore personale e në dëm të interesave të popullit, të shtetit dhe në dëm të atedheut.
Çlirimtarët e vërtetë dhe dëshmorët që ranë heroikishtë për liri e për atëdhe, nuk i kanë kapë pushket dhe nuk e kanë dhën jetën e tyre që tu japin mundësi komandatëve të Hotel Rognerit dhe komandantëve qe ishin ne balle te ushtareve tanë çlirimtar, që të fusin në radhët e ushtrisë ushtar dhe veteran të rrejshëm të luftës për ta zhvatë paligjshem e pandershem bugjetin shtetnor, që të fusin urrejtje e përqarje mes kombit tonë mbi baza partiake e regjionale, siq bënë e po bëjnë disa komandantë, se bashku me lideret e tyre partiak, te cilët shkelën mbi nderin, mbi gjakun, mbi amanetin e tyre dhe mbi vlerat sublime te çlirimtareve tane te vertet dhe deshmoreve te atdheut e te kombit shqiptar, duke iu dhënë mundësi maces e kuces të behen veteran të luftës, që as ëndërr nuk i kanë pa pushkët çlirimtare të luftës e leje më ti kenë përdor ato nëpër fronte e beteja luftarake, siq kanë bërë luftarakët e vërtetë, të guximshëm, të cilët e kanë dëshmuaë vetën me gjakun e jetën e tyre. I juaj, Mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje