Rivitalizimi i trurit e i mendjes i mbrone ato nga plakja e hershme
- 01. 2021
Është mirë të kemi kujdes e vëmendje te shtuar në kontradiktat mes asaj se çka është e mirë për ne dhe asaj se çka dëshirojmë të bëjmë, sepse më shum na pëlqen t`i bëjmë ato gjëra ashtu siq i kemi bërë gjithmonë, edhe pse kjo rutinë trunore bie ndesh me atë që është e mirë dhe funksionale për ne. Ky fenomen kontradiktor i trurit tone mes asaj se çka është e mirë për ne dhe asaj se çka dëshirojmë të bëjmë, lindë atehere kur truri ynë mësohet me rutinat e rrenjosura ne te, të cilat e lirojnë trurin tonë nga nevoja për mendime e informacione të reja, duke përforcuar veprime rutinore të cilat nuk kërkojne angazhim racional të trurit.
E vetmja mënyrë për të luftuar tendencën e përqafimit të rutinave është ballafaqimi i trurit tonë me informacione të reja që e rivitalizojnë, e nxjerrin nga zona e rehatisë apo nga përgjumja dhe nga plakja intezive e tij. Trajnimi trunor dhe ballafaqimi i tij me informacione të reja, eshte vertetuar shkencërishtë si efektiv dhe shum i dobishëm për ruajtjen e vitalitetit dhe mbrojtjen nga plakja e hershme intensive.
Eshte konstatuar se nga mosha 20 vjeqare neuronet nisin me u plakë, por ky proces jo i këndshëm dhe defanziv ngadalesohet, falë punës sistematike intelektuale, fale kuriozitetit, dëshirës, vullnetit e dashurisë për të mësuar, përvetësuar, analizuar, sintetizuar dhe krahasuar, sepse ballafaqimi i trurit dhe mendjes sonë me situa të reja gjatë të mësuarit dhe hulumtimeve të ndryshme dhe gjatë bashkëveprimit me njerzë, eshte një lloj ushtrimi gjimnaztikor dhe një trajnim, i cili rezulton shendetshëm në rivitalizimin e trurit, mendjes dhe ne mbrojtjen nga plakja e hershme dhe intensive e tyre. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!