Ata qe kane shkathtesi e mendje te ngritur elastike marrin guximin ti ndryshojne gjerat qe duhet ndryshuar
11. 01. 2021
Te gjithe ata qe posedojne mendje te shkathte e te ngritur elesatike e ndjekin me mençuri e vendosmeri pasionin e vet, pavaresisht nga rrethanat qe ndodhin per rreth tyre dhe ata nuk dorzohen para barierave qe mund tu ndodhin gjate jetes.
Shkathtesia dhe elasticiteti nuk nenkupton vetem kapacitetin e individit per te qene kombngules e luftarak ne secilin çast te jetes, por posedimi me nje qendrim te kultivuar mire, per ta mbajtur vemendjen e perqendruar ne gjerat e rendesishme edhe ne ato raste te urgjencave, pa e lejuar veten te vershohemi nga emocioinet negative.
Pasi qe heret apo vone, secili nga ne do te perballemi me situata te veshtira gjate jetes, menyra dhe forma sesi perballemi me situatat, mund te luaj nje rol tejet te madh per te mire apo per te keq ne organizimin e jetes sone personale, familjare, institucionale, shtetnore e kombtare.
Eshte fundamentale per secilin nga ne, te trajnojme mendjen, trupin, emocionin dhe shpirtin tone te jene sa më te shkathte, sa më elastik , sa më te ngritur dhe fleksibil gjate ballafaqimit me pengesat te cilat na dalin para gjate jetes dhe kerkojne zgjidhje ne favorin tone personal, familjar, institucional, shtetnor e kombtar.
Sa më elastik e te shkathte jemi, më lehte do ta kemi te qohemi ne kemb kure rrezohemi gjate jetes dhe ta mekembim perseri kuptimin e jetes sone. Elasticiteti e shkathtesia na mbane te perqendruar ne qellimet e jetes qe ia kemi vuar vetit si obligim.
Forca elastike dhe shkathtesia qe e posedojme varet kryesisht nga fleksibiliteti yne i cili na mundeson te adaptohemi me ndryshimet dhe goditjet e fatit qe na ndodhin gjate jetes, duke u perqendruar ne gjerat mbi te cilat kemi kontroll dhe mundemi ti kontrollojme, pa u brengosur per ato gjera qe nuk jane nen kontrollin tone dhe nuk mundemi ti kontrollojme.
Per kete qe u tha më lartë, zë vend meritor mendimi i qmuar i Reinhold Neibuhrit:
“Zot, na jep mirësinë t`i pranojmë me qetësi gjërat që nuk mund të ndryshojnë dhe guximin për t`i ndryshuar gjërat që duhet të ndryshojnë. Njëlloj edhe mençurinë për t`i dalluar këto dy gjëra, njërën nga tjetra”. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!