Marifetet denigruse, shpifese dhe fyese te profesorit Asllan Qyqalla, ne shkollen e mesmete larte” H.Sylejmani “ ne Fushe Kosove, drejtuar komunareve te Fushe Kosoves permes nje shkresa, kunder meje e kunder djalit tim

  1. 08. 2020

Shiqoni per pake kohe  “marifetet” e shkreses se profesorit ne fjale:

“Ja si i fyen me fjalet me te ndyra “mesuesi”  Isa Thaçi  Muhaxhiret

E tash kerkon qe po keta muhaxhire qe e mbajten ne buke, ne ushqim ne sofer “mesuesin” t’ia punesojne edhe djalin. Kerkojme nga Kryetari i komunes  Burim Berisha, nga nenkryetari Fadil Krasniqi, nga Drejtori i Arsimit Islam Shabani dhe nga drejtori i Gjimnazit Amir Pllana qe fara e felliqur e ketij “mesuesi”,mos te pranohet ne procesin mesimor sepse do t’i infektoj femijet me ideologjin shoveniste serbe per zhberjen e Muhaxhireve”!                                                                                                                                                                                                                                    Sa jam fare e “flliqur” une e sa eshte Asllan Qyqalla flasin banoret e Fushe Kosoves, prinderit e nxenesve qe u kemi dhene mesim dhe vete nxenesit  te cilet na kane njohur mire se kush kemi qene e kush jemi per afer kater dekada me radhe,  po ashtu edhe antaret e kolektivit me te cilet kemi punuar.                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Vertete kam ra ne hall te madh se si ti pergjigjem sa më objektivisht shpifjeve, fyerjeve dhe kerkeses denigruse te profesorit ne fjale,  i cili ka manipuluar ne menyren me te ulte njerezore me komentet e mia qe ia kam bere nje kandidatit ne shkrimin tim te cilin e kam postuar publikisht, qe ka komentuar personi ne fjale, i fshehur nen masken e emrit dhe mbiemrit “Muhaxhiret Shqiptar”, i cili ne menyr banale e shume fyese, se bashku me disa shoke te vete duke i kualifikuar shqiptaret e besimit islam me slloganin fyes e poshtrues:” pjelle, fare e mbeturine turko-arabe aziatike”, duke mohuar gjuhen, gjakun, kulturen, teritorin dhe zakonet  e perbashkta te tyre me shqiptaret, duke fute urrejtje, fyerje dhe perqarje mes shqiptareve mbi baza fetare , politike e regjionale!                                                                                                                                                            

Kam ra ne hall te madh si ti pergjigjem  poetit Lan Qyqalla, qe poezite e tij i lexojne me endje francezet, si ti pergjigjem ketij personaliteti te njohur “kombtarisht” e “nderkombtarisht”,  antar i  “shoqates” se shkrimtareve te Kosoves, antar  i ” shoqates” se Intelektualeve te Kosoves, antar i  Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkences dhe Arteve ne Prishtine, antar i shume “shoqatave” te ndryshme kulturore, artistike e humane dhe Kryetar i shoqates se muhaxhireve shqiptar, e ku tjeter ka mbete pa i fute hundet ky personalitet?!                                                                                                                                                          

Vertete nuk me ka mbete rruge tjeter pos ti them nje “bravo te madhe” per veprimin e tij “patriotik”, “kombtar”, “human”, “moral”, “njerezor”, “intelektual” e “profesional” qe e ka drejtuar kunder autoritetit  te “pisit” mesues Isë Thaçit dhe kunder autoritetit te “fares se flliqte”  te djalit tim, profesor i psikologjise se pergjitheshme, profesor i psikologjis arsimore, profesor i psikologjise klinike e profesor i  psikoterapise, qe ti shpetoi nxenesit shqiptar  te “Gjimnazit Hivzi Sylejmani” te Fushe Kosoves nga infektimi i profesorit ne fjale me ideologji shoveniste serbe per zhberjen e muhaxhereve, nese do te ishte pranuar djali i “pisit” Isa Thaçi, ish puntor shumevjeqar i arsimit te komunes se Fushe Kosoves si mesues klasor, si drejtor shkolle dhe si mesimdhenes i psikologjise, ne at Gjimnaz.                                                                                                                                                                                                                                    Si po duket iu paska shly menmorja profesorit ne fjale dhe paska harruar qe afer kater dekada kemi punuar se bashku ne ditet më te veshtira  qe i krijonte okuptari serb me ndihmen e qetnikeve te Fushe kosoves kunder shkolles shqipe, kunder nxenesve te saje dhe kunder mesimdhenesve,te cilet ishin hale ne sy per okupatorin. Si po duket paska harruar  profesori ne fjale  qe i kam percjelle dy gjenerate nxenesish si mesues klasor, te cilet nxenes kane qene konkurent per te mire e per suksese ne mesim e aktivitete te lira, te cilet nuk kane qene te infektuar me ideologji serbe nga ana ime, qe ti motivoi per zhberjen e muhagjirve shqiptar!                                                                                                                                                                         Si po duket, paska harruar profesori qe kam qene drejtor i shkolles fillore “ Mihal Grameno ne Fushe Kosove per 13 vite me radhe, duke e udheheqe mesimin se bashku me koleget e mij te punes dhe duke rrezistuar planprogramet serbe qe synonin ta sllavizojne shkollen shqipe. Paska harruar profesori ne fjale se kolektivi im ku une punoja si mesues e kemi nenshkruar nje liste kunder drejtorit te atehershem millan vasiq, te cilen list me nenshkrime te kolektivit shqiptar ia kam dorzuar une personalisht Millan vasiqit, per ta njoftuar se tani e tutje nuk eshte drejtor i kolektivit mesimor te shqiptareve.                                                                                                                                                                                                             Si po duket paska harruar profesori ne fjale se kolektivi i mesimdhenesve shqiptar i kesaj shkolle pranoi njezerit udheheqjen e drejtorit Anton Demaj dhe kundershtimin e drejtorit millan Vasiq qe te udheq edhe me mesimdhenesit e shkolles shqipe ne fjale. Paska harruar profesori ne fjale se e kemi kundershtuar njezerit diferencimin e nenshkrimit te peticionit te 2oo intelektualeve te kosoves qe e kishin bere ne favor te shkolles shqipe e planprogrameve te saje dhe kunder planprogrameve te imponuara nga Serbija pushtuse. Paska harruar se kolektive shqiptar i kesaje shkolle nder te paret e ka themeluar degen e sindikates se pavar te arsimit shqip  si dege paralele e sindikates pushtuse serbe, ne kuader te shkolles qe perfaqsonte interesat e puntoreve shqiptar ne kete kolektiv, kryetar i saje i zegjur njezerit shoku Ismet Gashi, tani drejtor Shkolle po ne shkollen per te cilen po behet fjale.                                                                                                                                                                    Si po duket profesori ne fjale paska harruar se kolektivi shqiptar i kesasje shkolle ka votuar kunder vendimit per suprimimin e autonomise se Kosoves si elemte perbers i Federates Serbo-jugosllave, qe perkrahej nga qetniket serb te Fushe Kosoves suprimimi i saj. Paska harruar se kolektivi shqiptar i kesaje shkolle mbante tryeza diskutimi e debati per gjendjen e jashtazakonshme te arsimit shqip te Fushe Kosoves dhe per menyrat se si duhet ta mbrojme aotonimin e shkolles shqipe dhe arsimit e edukimit te shqiptareve se bashku  me pjesmarrjen e antareve te kryesise se LASHIT  z. Dr. Adem Limani, ligjirues ne fakultetin e mjekesise, z. Zymrete Limani, drejtoresh e Gjimnazit Xhevdet Doda ne Prishtine, pedagogu i mirnjohur z. Halim Hyseni, pedagogun i mirenjohur z. Fetah Byikbashi,  me rastin e ardhjes se Miter Baleviqit kryetar i Komitetit Rajonal ne Fushe Kosove, i cili sipas direktivave te Beogradit donte me çdo kusht te suprimoi autonomin e shkolles shqipe, me synimin e integrimit te saje ne frymen sllave te edukimit e arsimit te gjeeneratave te reja shqiptare, ku per kete gjeste humanitar, kombtar, profesional e te guximshem i falenderoi nga zemra  familjet grajqevci, xhigoli , konjusha dhe antaret e kolektivit te kesaje shkolle qe u solidarizuan njezerit dhe u bene unik per favoret e shkolles shqipe dhe mbrojtjen e autonomise se saje kombtare, profesionale dhe pedagogjike!                                                                                                                                                                                                                                  Si po duket paska harruar profesori ne fjale, qe per keto veprime rrezistuse ne mbrotje te shkolles shqipte dhe planprogrameve te saje, nga kolektivi i mesimdhenesve shqiptar te kesaje shkolle jane perjashtuar nga puna  me direktivat e kryetarit te Komitetit Rajonal te Fushe Kosoves Miter Baleviq, sipas kerkes se qetnikut Millan Vasiq e qetnikeve tjere Bogdan Kecman, Sholeviq, Zoran Grujiq, jagosh Babiq e qetnik tjere serb te Fushe Kosoves, u larguan dhunshem nga shkolla, e nderuara kolege 1. Ajshe Hoxha, mesuese klasore, 2.kolegu Zahir Kamberi, arsimtar i Historise,3. Anton Demaj Drejtor shkolle, 4. Hamze Morina, arsimtar i gjuhes shqipe, 5. Ismet Gashi, arsimtar i gjuhes shqipe, 6. Istref Elshani, arsimtar i matematikes, 7.Mumin Zeqiri, arsimtar i gjuhes shqipe dhe une8. Isa Thaçi, mësues klasor.                                                              

Me shpresen qe ti rikthehet kujtesa profesorit Qyqalla e ti sherohet nga smundja shkaterruese e urrejtjes dhe xhelozise kunder meje e kunder djalit tim,  shpresoi qe do tia largoi smundjen e  urrejtjes dhe xhelozise, me rastin e informimit qe tani e tutje mos te shqetesohet per pranimin e djalit tim profesor i gjimnazit nga “dashamiri”  i arsimit, “intelektuali”, “patrioti” dhe “profesionisti” drejtori i Drejtorise Komunale te Arsimit ne Fushe Kosove Islam Shabani, i cili e ka postuar ne murin e vete te njejt shkrese shpifese, fyese dhe denigruse qe ta perforcoi edhe ai mrekulline e asaje shkrese qe ta mbrojne gjimnazin nga depertimi i kuadrit te dopt, siq eshte rasti me djalin tim, te infektuar me edukaten e”pisit” Isa Thaçi, sepse drejtori ne fjale ka investuar vizion intelektual e kadrovik, ka investuar pasuri te veten familjare qe ta pais shkollen sa më shume me kabinete, mjete e literature shkollore e mesimore.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             Tani e tutje, edhe nese ka nevoje djali im  te bredhe me traste kriheve per sigurimin e bukes se gojes  ruggeve te Prishtines, nuk do te konkuron ne ate gjimnaz,  e as nuk do te kerkoi buken e  Muhaxhireve shqiptar udheheqes te komunes ne fjale, qe kane ardhe ne tokat shqiptare te vellezerve te vete Kosovar, nga perzenja e dhunshme prej trojeve te veta  nga  fallangat pushtuse e gjakatare serbe , profesori shqiptar i “flliquri” me diplamen e profesorit te psikologjise se pergjitheshme, me diplomen e profesorit te psikologjise arsimore, me diplomen e profesorit te psikologjise klinike  dhe me diplomen e profesorit te psikoterapise, disiplina shkencore psikologjike, mese te nevojshme  per shendetin emocional, social, moral, human, intelektual,  e kombtar te nxenesve, mesidhenesve, shefave te shkollave e te arsimit dhe komunareve, te cilet kane ardhe ne tokat shqiptare te vellezerve te vete Kosovar, nga perzenja e dhunshme prej trojeve te veta  nga  fallangat pushtuse e gjakatare serbe.                                                                                                                                                                                                      Profesor Asllan Qyqalla, fleni te qete e me faqe te “bardhe” tani e tutje ti, drejtori i arsimit Islam Shabani, Kryetari i Komunes Burim Berisha, nenkryetari Fadil Krasniqi, drejtori i Gjimnazit Amir Pllana, edhe pse tirimfoi ligjesisht, moralisht, kombtarisht e publikisht e drejta qe ishjte ne anen e djalit tim, e deshmuar nga mjetet publike te informacionit, nga  inspektoriati i arsimit, i cili dha urdheresen me shkrim qe te anulohen vendimet e marrura ne konkursin e meparshem dhe te rishpallet prap konkursi per vendin e punes profesor te psikologjise duke ia ndaluar ushtrimin e veprimtarise kandidates e cila e ka marr padrejtesisht vendin e punes profesor i gjimnazit ne menyre ilegale me graden e baqellorit, te kryer ne nje kolegj privat dhe e ka ligjeruar per nje vite shkollor lenden e psikologjise ne gjimnaz.                                                                                                                                                                                                           Inspektoriati ne fjale i arsimit ka konstatuar se jane bere shkelje te shumta e drakonike te rregullave te ligjit permes te cilit shpallen konkurset e vendeve te punes me pershkrimin e rregullave se kush ka te drejte te pranohet ne ato vende te shpallura me konkurs dhe eshte pranuar padrejtesisht nje baqelore, sikur te ishte shkolla prone private e muhagjireve agallar udheheqes te komunes ne fjale, qe as perse afermi nuk i ka plotesuar kushtet per vendin e punes proferor i psikologjise ne Gjimnaz, krahasuar me djalin tim, qe nuk e kane pranuar, me qellime te caktuar djallezore, korruptive, nepotiste e kriminale,  kunder interesave te gjimnazit dhe kunder interesave te nxenesve te tij, edhe pse i ka plotesuar 100% kushtet per vendin e punes profesor i psikologjise shpallur sipas konkursit!

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje