Eshte e tmerrshme ta jetojme jeten sipas modeleve te imponuara nga te huajte

26. 08. 2020
Nuk eshte aspak menquri, as zotesi , as e ndershme, as kombtare, e as njerezore ta humbin kote kohen dhe jeten tone e te pasardhesve tane duke jetuar si eshte më keq, te nenshtruar e te poshtruar nen tutelen e modeleve jetesore qe na imponohen nga pushtusit tane dhe nga qarqet e ndryshme antishqiptare !
Ta humbim kot kohen dhe jeten tone e te pasardhesve tane duke jetuar jete te tjereve, sipas kornizave te tyre te imponuara eshte verberi, perultesi, tradhti, vetvrasje dhe krejtesisht qmenduri !
Ta bllokojme veteveten dhe pasardhesit tane pas rezultateve te mendimeve dogmatike te imponuara nga tjeret dhe ta organizojme jeten sipas atyre modeleve, e kemi perqafuar me vetdije nje jete te imponuar dogmatike perplote gjepura , dokrra te thata e prralla te maskuara, qe ne esence jane fund e krye jete e pa plleshme, shterpe, e pa bereqetshme, aspak e sukseseshme, krejtesishte e pervuajtshme dhe vetshkaterruse, duke u sjelle si qurat ne mjegull rreth qarkut te mendimeve dogmatike, te imponuara nga qarqe te ndryshme per leverdite e veta.
Eshte shume e tmerrshme ta lejojme zhurmen e imponuar te mendimeve dashakeqe te tjereve, te zë vend ne kokat tona dhe te mbyllemi hermetikisht ne qarkun e errte te atyre mendimeve dogmatike duke ia vra vetit perjetesisht guximin dhe zerin e arsyes te botes se brendeshme shpirterore, emocionale, intelektuale, humane, sociale, morale, kombtare e njerezore.
Kjo mbyllje hermetike vetevrasese na e merr guximin, menqurine, deshiren, vullnetin dhe dashurine qe ta ndjekim zerin e zemres dhe zerin e intuites sone, e cila më mire se kush tjeter ne bote e dine se çfare deshirojme te behemi, çfare deshirojme te arrijme e te perfitojme gjate jetes dhe ti mbrojme te arriturat tona qe na kane takuar e na takojne perjetesishte.
Zeri i arsyes, zeri i zemeres dhe i intuites sone i pergjigjet mese miri ne bote deshirave, synimeve dhe qellimeve tona qe ti arrijme ato te cilat na takojne, siq u takojne njerzeve te botes dhe ti mbrojme ato si prone legjitime e jona. Modeli jetesore i te jetuarit sipas imponimeve te modeleve te huja, nuk i shkon per shtati aspak, modelit jetesor qe buron nga zeri i shpirtit, zemres dhe intuites sone!
Nese ky konstatim i qendron realitetit, nuk eshte mire te humbim kot kohen dhe jeten tone e te pasardhesve tane, duke jetuar jeten e tjereve sipas modelit imponues te tyrer! I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje