A do te lirohemi ndojhere ne shqiptaret nga programimet e huja qellimkqija e shkaterruse per ne
12. 08. 2020
Une mendoi, besoj dhe kam bindjen time se ata te cilet jane programuar me programe e modele te huja dhe qellim kqija kunder vetevetes, familjes dhe farefisit te tij, kunder shoqerise, kombit dhe kunder unitetit, bashkimit, mirekuptimit, respektit, tolerances, marrveshjes dhe bashkpunimit. Ata qe jane programuar me programe e modele te huja destruktive, te prapambetura te cilat nuk kane kurrfar vlere njerzore, humane, morale, sociale e kombtare dhe fusin perqarje, urrejtje e vellavrasje mes shqiptareve, mbi baza fetare, politike, regjionale per interesa personale.
I kane te gjitha mundesite ta rikonstruktojne, humanizojne, socializojne veten dhe kokat e tyre me programe dhe modele te reja frytedhenese e produktive, qe nuk jane te ndikuara nga qarqe te ndryshme propagandistike kunder shqiptareve, me synimin qe ti bashkangjiten popullit te vet, permes veprimeve njerzore, te matura, racionale qe ne esence e kane dashurine, respektin, mirekuptimin, tolerancen, bashkpunimin, mbrojtjen e interesave kombtare dhe mbrojtjen e atdheut dhe qe kane per synim bashkimin e pjeseve te tij te cilat jane ende nen pushtimin e fqinjeve tane greko-sllav.
Eshte e mundeshme te paisen ata dhe ne në pergjithesi me programe e modele te reja profesionale, intelektuale, edukative, arsimore, emocionale dhe shpirterore qe formsojne ne kokat tona modele perparimtare, te cilat sjellin dobi personale, profesionale, familjare, kolektive, shoqerore, institucionale, shtetnorer e kombtare, nese marrim secili iniciative ne menyre sistematike per ndryshime.
Marrja e iniciativave te tilla na mundesojne sukseseshem ti freskojme, ndryshojme, permiresojme, ti zhvillojme e ti pavaresojme modelet tona te te jetuarit nga ndikimi i tjereve e posaqerisht nga ndikimi i qarqeve te ndryshme propagandistike antishqiptare qe e synojne futjen e perqarjes, urrejtjes dhe vellavrasjes mes shqiptareve.
Qe synim e kane ti bindin shqiptaret se nuk jetohet ne trojet e veta, te ikun sa më shume ata e te treten rrugeve te botes per ta siguruar kafshaten e bukes, qe trojet tona, arat, livadhet, fusha, malet, kodrat, lumejt, liqejte, detin dhe asetet e pasurise kombtare qe i posedojme nen toke e mbi toke, te mbesin djerr dhe pa zotrimin e tyre nga shqiptaret, qe ta kene më lehte ti pushtojne vete ato, ti punojne dhe ti shfrytezojne ne vend te shqiptareve qe kane ikur nga trojet e veta per tu asimiluar rrugeve te botes, siq kane vepruar perher ne kete menyre fqinjet tane pushtues greko-sllav permes propagandimit perqaj e sundo, permes burgosjeve, vrasjeve dhe perzenjeve me dhune te shqiptareve nga trojet e veta.
Ata që kanë fuqi ti përmirësojne, ti ndryshojne, ti pavaresojne nga te huajt e ti zhvillojne programimet e veta, mund të bëhen fitimtarë, perparimtar e atdhetar. Ndërsa kushdo që përsëritë gabimet e veta dhe jeton me programime e modele te huja dhe te vjetruara, nga fitues shndërrohet në humbës e qyqar, siq po ndodh tani me lirine dhe atdheun tone qe eshte fituar e mbrojtur me gjakun e ketij populli dhe me gjakun e djemeve dhe vajzave më te mire te kambit qe rane deshmor per liri e per mbrojtje te atdheut.
Lum ata qe e programojne veteveten dhe instalojne modele bashkohore ne kokat e tyre per ta jetuar jeten i pavarur nga modelet e huja e qellim kqija! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!