Nuk eshte e dinjitetshme as e dobishme te jetojme me kodime te vjetruara e te huja
16. 07. 2020
Rikodimi i mendimeve, bindjeve, besimeve e veprimeve qe u ka skaduar koha dhe zavendesimi i tyre me mendime, bindje, besime e veprime qe shkojne pershtat me kerkesat e kohes, eshte domosdoshmeri e menquri e jona.
Transformimi sistematik i botes sone emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale e kombtare, mundeson ndjenje te re fuqie, rritje e ndryshim te duhur e dinamik, mundeson deshire te madhe e te zjarrte dhe vullnet te forte, guxim e dashuri brenda nesh, qe te bejme më shume, te jemi e te kontribojme më shume dhe te rrezistojme aq sa ka nevoje per favoret tona gjate jetes.
Pose bem rikodimin dhe transformimin sistematik te vetevetes, do te zhytemi pa dashjen tone e do te permbytemi ne Oqeanin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe veprimeve qe u ka skaduar koha, duke mbete qesharak perballe botes perparimtare, me nivelin tone te ulte edukativ, intelektual, emocional, moral, human, social e kombtar, duke u derigjuar nga mungesa e mirefillte e deshires, dashurise, vullnetit, guximit dhe menqurise per jeten.
Qenjet e arsyeshme njerezore nuk ia lejojne vetit tu ngulitet ne koke skadenca e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe veprimeve qe nuk jane te pershtatshme, nuk jan produktive, te dinjitetshme e te frytshme per kohen. Nuk i lejojne vetit ndjenja e emocione zhgenjimi, nenshtrimi e perqmimi. Nuk i lejojne vetit tretjen ne humnere te deshires, dashurise, vullnetit, guximit e menqurise per jeten, qe te mos bejne kurgje, te mos jene dikushi dhe te mos kontribojne asgje, duke pranuar te jetojne si bari steril veshur per rreth trupave te lisave te mdhej. Lis më te madhe se veteveten nuk duhet pranuar aske, sepse e poshtrojme veten me menyren e te jetuarit si bari steril. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!