Gjerat, ngjarjet e njerzit nuk jane siq na duken ne shiqim te pare
3. 06. 2020
Sa shume gabojme, mashtrohemi, keqkuptohemi dhe ngatrrohemi kure i vleresojme gjerat, ngjarjet, proceset organizative, fenomenet natyrore e shoqerore dhe njerzit, ashtu siq na duken ne shiqim te pare! Kjo mangesi e te vlersuarit, manifestohet nga faktor te ndryshem, nga mungesa e pervojes, niveli i ulte edukativ e intelektual, kendveshtrimi mbi bazen simpatike, antipatike, mbi bazen e interesit personal, gjelozise, urrejtjes dhe perceptimeve iluzore.
Gabimet, mashtrimet, keqkuptimet dhe ngatrresat manifesdtohen gjate vlersimeve tona kure e vleresojme shokun, shoqen, partnerin, partneren, mikun dhe kur i vleresojme gjesendet e ndryshme, ngjarjet, proceset organizative, fenomenet natyrore , shoqerore dhe njerzit me te cilet rrethohemi gjate jetes.
Qe mos te gabohemi, mashtrohemi, keqkuptohemi e te ngatrrohemi, eshte e domosdoshme te mbeshtetemi ne parimin themelor, se e verteta e gjesendeve, ngjarjeve, proceseve organizative, fenomeneve natyrore e shoqerore dhe e njerzeve, mund te zbulohet vetem nese germojme nen siperfaqen e tyre, e jo te mjaftohemi me ate, siq na duken ato ne shiqim te pare dhe ne siperfaqe.
Mosrrespektimi i parimit themelor ne fjale, i permendur më larte, do na sjelle probleme te medha, kundershtime, zenka, mashtrime, keqkuptime , ngatrresa dhe ngjarje te papritshme e befasuse mes shokeve, miqeve, dashamireve, partnerit, bashkshortit dhe mes gjerave, ngjarjeve, proceseve organizative, fenomeneve natyrore e shoqerore dhe mes njerzve ne pergjithesi gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!