Sipas cilit mentalitet po bejme jete ne shqiptaret
Isa Thaçi
26 Maj 2015 në 9:23 PD – po e lyp koha ta ripostoi edhe tani!
Si po duket jemi larguar shum nga mentaliteti i te jetuarit njerzishte e kombtarisht, duke u tretur pas mentaliteteve te te jetuarit sipas ndikimeve politike, kulturore e fetare te imponuar nga pushtusit tane te vjeter e te rij.
Nga keto mentalitete te imponuara, gati eshte tjetersuar tersisht ne trurin tone, menyra e te menduarit dhe vepruarit kombtarisht e njerzisht dhe sipas traditave tona kombtare e kulturore. Pra eshte bere më pare dhe po vazhdon te behet dhe tani nje perzirje multidimenzionale mentalitetesh politiko-fetare e kulturore, duke ia kthyr shpinen tersisht, mentalitetit te te jetuarit me nje dinjitet te forte njerzor e kombtar.
Ne mesin tone kombetare, kemi tri e me shume mentalitete fetare, duke futur mes njera tjetres bukur shume perqarje ne dem te qeshtjes sone kombetare dhe unitetit kulturor.
Po ashtu kemi shume mentalitete politike e intelektuale, te cilat jane larg te te jetuarit sipas kerkesave dhe interesave unike kombetare si :
Mentaliteti i politikes Sali Berishes dhe Edvin Rames ne Shqiperi, me mentalitete kontraverze . Mentaliteti i ploitikes se Hashim Thaçit e Isa Mustafes, qe deri dje jane sha e perla mes veti, sot hajne e kullosin ne nje korite te perbashket, sipas apetiteve te tyre, gjithnje duke thelluar te keqen ne dem te zgjidhjes se problemeve tona kombtare.
Mentaliteti servil i politikes se Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, ne raport me politiken pushtuese e gjenocidale te Gruevskit kunder shqiptareve ne trojet e veta dhe mentaliteti servil i politikes se shqiptareve te pushtuar ne trojet e veta nga Serbija, Mali i ZI dhe nga Greqija.
Me nje fjale te gjitha keto mentalitete te te jetuarit kane ndikuar tej mase, qe ta tjetersojne plotesisht mentalitetin e te jetuarit tone me nje dinjitet unik kombetar duke ia humbur tersishte rrugen ne oborrin e vete secilit shqiptar.
Ka ardhe momenti i ngutshem, tash o kurr, te fillojme ti pastrojme dhe ti zhdukim rrenjet e shumta te mentaliteteve te te jetuarit pa dinjitet kombetar e njerzor, bartur nga pushtusit tane, me hater e pa te. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!